LAJMI I FUNDIT:

KESH mbyll tenderin për shitjen e energjisë

KESH mbyll tenderin për shitjen e energjisë

Korporata Energjetike Shqiptare, KESH, ka mbyllur tenderin për shitjen e 200 milion kilovatorë energji gjatë muajit shkurt. Drejtori i korporatës Muharrem Stojku tha se ashtu si edhe gjatë janarit blerësit kryesorë janë shpallur kompanitë EGL, EFT dhe Rudnap. “Ne e kemi zhvilluar tenderin para dy ditësh dhe kanë dalë fituesit që janë përsëri dy kompani zvicerane dhe një serbe. Sasisa që do shesim për këtë muaj është afërsisht 202 milionë kilovat/orë gjatë gjithë muajit ose me një mesatare ditore 7.2 milionë kilovat/orë në ditë. Çmimi është afërsisht 45-50 euro për një mega” tha Stojku.

KESH po përfiton rreth 10 milion euro në muaj nga shitjet e energjisë. Gjatë janarit janë shitur 10 milion kilovatorë energji në ditë. E gjitha kjo po mundësohet nga situata e kënaqshme hidrike, e cila e shfaq treguesin pozitiv në hidrocentralin e Fierzës.

“Nivelet janë normale. Në Fierzë jemi në 287.6 metra. Me eksportet që po bëjmë mendojmë që deri në fund të muajit të ulemi me 1 metër, pra të shkohet në afërsisht në 286.5 metër dhe në fund të muajit shkurt mendojmë të shkojmë në 284- 285 metër sepse marsi parashikohet përsëri me shira” tha Stojku.

Aktualisht KESH prodhon 26 milion kilovatorë në ditë. Diferenca me eksportin, rreth 16 milion kilovatorë në ditë i shitet OSSH e cila furnizon tregun e brendshëm


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori