LAJMI I FUNDIT:

100 milionë euro investime në Aeroport

100 milionë euro investime në Aeroport

"Ne thjesht po i drejtohemi një partneriteti me një operator privat që është kompetent dhe ka përvojë të madhe dhe do të investojë afër 100 milionë euro në vitet e ardhshme. Në këtë mënyrë, ne shpresojmë të bëjmë të mundur që Aeroporti të jetë më i miri dhe më konkurruesi në rajon për dekadat që do të vijnë", ka deklaruar kryeministri Thaci.

Deklarata e Kryeministrit u dha ne konferencen për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) qe ka nisur punimet sot dhe po zhvillohet me ofertuesit e kualifikuar që kanë hyrë në garën për operim dhe zhvillim të ANP-së, ndërsa brenda tri dite ofertuesit do të kenë mundësi të japin komentet e tyre rreth draft-kontratës për ANP, e cila u ishte dërguar atyre më 29 dhjetor 2009.

"Edhe pse ka ende shumë punë për të bërë, përpara se të paraqitni ofertat e juaja me lejoni t’ju garantoj të gjithë ofertuesit e kualifikuar se Republika e Kosovës është e zotuar plotësisht në këtë projekt madhor", theksoi kryeministri Thaçi në Konferencën e Ofertuesve – Partneriteti Publiko-Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kosova sipas tij ka nevojë urgjente për investime të mëtejshme në infrastrukturën dhe shërbimet publike nëpër sektorë të ndryshëm. Gjithashtu dihet se Qeveria e Kosovës, institucionet e saj, dhe ndërmarrjet publike – ka vazhduar me tej Thaqi, kanë burime të kufizuara financiare dhe duhet të ushtrojnë kujdes të madh financiar për të siguruar një rritje të qëndrueshme ekonomike.


Njëherit ai ka vlerësuar së futja e kapitalit dhe menaxhimit privat në punët dhe shërbimet publike mund të lehtësojë kufizimet fiskale dhe të rrisë efikasitetin, duke u kujdesur në të njëjtën kohë për infrastrukturën dhe shërbimet e reja.

"Me pjesëmarrjen e një partneri privat në drejtimin dhe zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ne parashikojmë shërbime të përmirësuara dhe infrastrukturë të zgjeruar dhe gjenerim të burimeve shtesë për Qeverinë. Partneri privat do të investojë paratë e veta në aeroportin tonë. Publiku do të përfitojë nga një ndërtesë terminali të ri dhe modern, i cili do të akomodojë numër të madh të udhëtarëve dhe shoqërive ajrore, që janë gjithnjë e në rritje. Udhëtarët dhe shoqëritë ajrore do të përfitojnë gjithashtu edhe nga shërbimi i përmirësuar dhe i zgjeruar i ofruar në aeroport. Po ashtu, Qeveria do të fillojë të marrë një pjesë të përfitimeve të aeroportit, duke krijuar kështu të hyra shtesë të cilat do t’i investojmë për prioritete të tjera sociale", është shprehur kryeministri Thaqi.

Ai po ashtu ka thënë se më këtë nuk po privatizohet Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe as nuk po shitet pasuria apo aksionet e aeroportit, të cilat u takojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Shefi i qeverisë ka siguruar se pas dhënies me koncesion edhe operatori privat do të respektoj të gjitha afatet sipas kontratës dhe se me ndërtimin e një ndërtesë të terminalit të ri dhe modern, do të bëhet akomodimi i një numri të madh të udhëtarëve dhe shoqërive ajrore që janë gjithmonë në rritje.

Ofertuesit e kualifikuar ose konzorcimet e interesuara për ANP-në janë Fraport Ictaf Hava Limani Isletme A.C, konzorciumi Bouyges Batiment – Egis Segap dhe konzorciumi Limak -Aeroport de LION. /telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori