LAJMI I FUNDIT:

Sot, fillon konferenca e ofertuesve për ANP-në

Sot, fillon konferenca e ofertuesve për ANP-në

Sot në Prishtinë fillon konferenca e ofertuesve për partneritetin publiko-privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP). Konferenca treditore mbahet me ofertuesit e kualifikuar në garën për operim dhe zhvillim të ANP-së, në mënyrë që ata të kenë mundësi të japin komentet e tyre rreth draft-kontratës për PPP në ANP, e cila u ishte dërguar atyre me 29 dhjetor 2009.

Nga data 27 e deri më datën 29 nën organizimin e MTPT-së do të mbahet konferenca e ofertuesëve të kualifikuar të përbërë nga 3 konzorciume të fuqishme ndërkombëtare:

1. Fraport IC ICTAS Havalimani Isletme A.S
2. Bouyges Batiment / Egis/ PAIC Consortium
3. Limak / Aeroport de Lyon Consortium

Mbajtja e konferences së ofertuesëve bëhet me qëllim që konzorciumet e kualifikuara në këtë tender të kenë mundësi të njihen më për së afërmi me infrastrukturën ekzistuese të ANP- së dhe mjedisin e përgjithshëm investues në Kosovë, si dhe gjithashtu perms kësaj konference tre ditore, ofertuesëve do t’ju jepet mundësia që të shprehin komentet e tyre rreth draft kontratës për Partneritetin Publiko – Privat, në ANP.


Kjo konferencë është vazhdimësi e prokurimit nderkombëtar dhe do të pasohet me dorëzimin e kërkesës për propozim nga ana e ofertueseve ne mars të këtij viti.

Konferencën do ta hapë Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës. Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, do t’u drejtohet të pranishmëve me fjalën për rëndësinë e modernizimit dhe zgjerimit të infrastrukturës në Kosovë, kurse ministri i MEF, Ahmet Shala, do t’i informojë ofertuesit për përkushtimin e Kosovës për partneritetet publiko-private dhe investimet private në infrastrukturë publike në përgjithësi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori