Bordi Udhëheqës i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka vendosur që 10 milionë euro të fondit të kursimeve, t’i deponojë në Bankën NLB, e cila ka fituar në tenderin e hapur për marrjen e kësaj shume. Bordi Udhëheqës i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka përfunduar mbledhjen e parë për vitin 2010.
Të martën në një konferencë për media, është bërë e ditur se Bordi në mbledhjen e fundit ka vendosur që 10 milionë euro, kursime këto të kontribuuesve në Trust, t’i deponojë në bankën NLB, e cila kishte konkurruar në tenderin e hapur të Trustit, dhe e cila i kishte plotësuar kushtet e tenderit, përfshirë këtu kërkesën për garanci të mjeteve.
Ky 10 milionësh e ngrit në gjithsej 25 milionë euro shumën e parave të Trustit të deponuara në bankat që veprojnë në Kosovë, pra të deponuara në tregun e Kosovës.
Kryetari i Bordit të Trusti të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Besim Beqaj vlerësoi se viti 2009 ka qene vit i suksesshëm për Trustin pasi ka një rikthim të mjeteve në vlerë prej 14.1 për qind, që është afër mbylljes së asaj humbjeve të shënuara gjatë vitit që shkoi, ndërsa ka kërkuar që edhe më tutje të jemi të sigurt në investime.
Ai ka shtuar se pas shumë diskutimesh bordi është pajtuar që ta sjellin një ndryshim në aspektin e politikave investive, ku 40 për qind për qind do të shkojnë në aksione, diku rreth 30 për qind do të shkojnë në instrumentet të cilat konsiderohen që kanë kthim absolut dhe 30 për qind e mjeteve do të jenë për dispozitat bankare.
“Komfor kësaj strategjie, ne kemi marr vendim për të bërë disa investime, që janë mjaftë thelbësore. Kemi vendosur që të bëjmë një investim 10-milionësh për mes Vanguard, që të bëjmë një investim në tregun lokal, që është diku prej 10 milionë euro në Bankën e Lubjanës, që i ka plotësuar të gjitha kriteret sipas tenderit, të cilin e kemi lansuar më herët.
Dhe kemi marr vendim që të bëjmë një investim prej 50 milionë eurosh në Fortis, i cili është njëri ndër instrumente shumë të sigurta”, tha ai.
Po ashtu Bordi Udhëheqës ka përshëndet miratimin e taksës së reduktuar menaxhuese të Trustit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ku prej 1 janarit të vitit 2010 Trusti ka filluar ta aplikojë taksën e re menaxhuese për mjetet nën menaxhim, e cila është reduktuar në 0.80 për qind nga 0.90 për qind sa ka qenë në vitin e kaluar.
Taksa e reduktuar menaxhuese është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në nëntor të vitit 2009. Taksa menaxhues të cilën e ndal Trusti nga mjetet nën menaxhim shërben për mbulimin e shpenzimeve operacionale të Trustit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar