LAJMI I FUNDIT:

AKP fillon identifikimin e pronave jashtë Kosovës

AKP fillon identifikimin e pronave jashtë Kosovës

Kosova ka disa prona të ndërmarrjeve shoqërore jashtë territorit të saj, sidomos në Serbi dhe Mal të Zi, por ende nuk është bërë evidentimi i tyre. Ne AKP thonë se ka filluar procesi i identifikimit, përderisa ekspertët thonë se ky është problem poltikë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka filluar identifikimin e të gjitha pronave të ndërmarrjeve shoqërore, që gjenden jashtë territorit të Kosovës – thotë Arta Gosalci, zëdhënëse në këtë agjenci. Sipas saj, problem në këtë kuadër paraqesin pronat që gjenden në Serbi dhe Mal të Zi.

“Mendojmë se duhet të ndërmerren hapa më konkretë për të rritur vetëdijesimin e institucioneve relevante të Republikës së Kosovës dhe për të kërkuar nga këto shtete komunikim ndërshtetëror në sferën diplomatike, duke i ngritur dhe duke i trajtuar këto çështje, me qëllim të një zgjidhjeje më të përshtatshme”, thotë Gosalci.

Por, ekspertë për çështje ekonomike vlerësojnë se procesi i identifikimit të pronave jashtë vendit, është i vonuar. Ata thonë se autoritetet kosovare tashmë është dashur të dinë saktësisht se ku gjenden asetet e Kosovës.


Sipas ekspertëve, kompleksi metalurgjik “Trepça”, Korporata Energjetike e Kosovës, “Agro-Kosova”, Eximkos”-i dhe një numër i madh i subjekteve të atëhershme ekonomike, kanë qenë të shtrira jashtë territorit të Kosovës, sidomos në Serbi dhe Mal të Zi.

Gjiganti “Trepça” ka pasur një fabrikë në Vojvodinë, Banka e Kosovës, e njohur me emrin Bankos, po ashtu ka pasur filialet në Beograd dhe në Ulqin. Në Mal të Zi, Kosova ka pasur edhe pushimoren për punëtorë e fëmijë. Shumë prej këtyre ndërmarrjeve, thonë ekspertët, nuk ekzistojnë fare, apo janë pronë e dikujt tjetër.

Sipas Shpend Ahmetit, udhëheqës i Institutit për Studime të Avancuara “GAP”, ndonëse ky problem është politik, institucionet kosovare është dashur t’i kushtojnë më tepër kujdes

“Ai është problemi kryesor që kemi pasur. Ato nuk mund të privatizohen, pa u zgjidhur problemet politike. Kjo është diskutuar shkurtazi në negociatat e Vjenës; nuk ka pasur zgjidhje. Ne kemi diskutuar vetëm për ndarjen e borxhit të Kosovës dhe nuk kemi diskutuar për asetet, siç kanë diskutuar republikat tjera të ish-Jugosllavisë”, thotë Ahmeti./rel/

Në trend Ekonomi

Më shumë
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori