LAJMI I FUNDIT:

Greqia rrëzon euron

Greqia rrëzon euron

Monedha e përbashkët europiane, euro, shënoi nivelin e saj më të ulët që nga vera e kaluar, si pasojë e shtimit të shqetësimeve mbi vështirësitë financiare të Greqisë. Euro kushtoi dje rreth 1.403 dollarë, me rënie prej 1.3 për qind.Presioni mbi euron u rrit dje, pasi tregtarët që patën besuar se kjo monedhë do të forcohej, u detyruan të mbyllin pozicionet e tyre për të pakësuar humbjet.

Një zëdhënëse e Bashkimit Europian deklaroi dje se “nuk kishte dijeni nëse ekzistonte ndonjë plan për shpëtimin e Greqisë nga falimenti”. Kjo deklaratë solli rritjen stratosferike të interesave të borxhit të Greqisë, si dhe rënien e euros.

Qeveria greke reagoi menjëherë, duke deklaruar se nuk pret ta shpëtojë askush dhe se do t’ia dalë me forcat e veta.

“Ne nuk po presim asnjë paketë shpëtimi nga Bashkimi Europian për të mbyllur deficitin tonë buxhetor”, deklaroi në Athinë ministri i Financave, George Papacostantinou.


Deklarata e tij nuk i bindi investitorët. Bondet e qeverisë greke që konsiderohen më të këqijat në Europë, fluturuan në 300 pikë bazë më lart se sa bondet e qeverisë gjermane, të cilat konsiderohen më të mirat. Kjo është diferenca më e lartë e regjistruar që nga krijimi i euros një dekadë më parë. Bondet dyvjeçare qenë rreth 4.34 për qind dje, ndërsa ato dhjetëvjeçare u rritën në 6.16 për qind.

Në trend Ekonomi

Më shumë
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori