Autostrada e Kosovës që lidh Shqipërinë me Serbinë pritet të fillojë nga ndërtimi. Me gjithë koston e lartë financiare, autostrada ndërtimi i të cilës do të zgjasë tri vjet do t'i sjellë vendit përfitime ekonomike.
Autostrada e Kosovës e cila përshkon gjithë territorin, nga kufiri me Serbinë deri në atë më Shqipërinë, cilësohet si një rrugë trans-ballkanike. Kaqusha Jashari, e cila për një kohë të gjatë ka punuar në drejtorinë e rrugëve që kanë qenë pjesë e projektit të autostradës, i tha Deutsche Welles, se autostrada e Kosovës sjell shumë dobi për vendin.
“E para sepse kjo rrugë lidhet me autostradën e Shqipërisë me dalje në portin e Durrësit, pra ka përfitime ekonomike dhe e dyta, në ndërtimin e kësaj rruge do të angazhohen edhe firma vendore, sepse kompania që do ta ndërtojë rrugën nuk ka leverdi të sjellë të gjitha makineritë dhe fuqinë punëtore nga jashtë, kështu që në ndërtimin e rrugës do të angazhohen firma dhe fuqi punëtore nga Kosova", thotë Jashari.
Autostrada nxjerr Kosovën nga izolimi
Jashari, thotë se Kosova deri tani ka qenë një vend i izoluar në lidhjet e saj me korridoret ndërkombëtare dhe autostradën e Kosovës, ajo e quan korridori i shtatë trans-ballkanik, që i heq vendit izolimin. “Tani vetëm 15 përqind e transportit ballkanik bëhet përmes Kosovës. Por nëse kjo autostradë lidhet edhe me autostradën e Serbisë në qytetin e Nishit, natyrisht duke përjashtuar politikën në këtë mes, atëherë një pjesë shumë e madhe e transportit ballkanik do të kalojë nëpërmes autostradës së Kosovës, drejt Shqipërisë dhe portit të Durrësit, sepse kjo është rruga më e shkurtër për në Evropë", thotë Jashari.
Autostrada e Kosovës do të kalojë nëpër tetë komuna të vendit. Ministri i Transportit në Qeverinë e Kosovës Fatmir Limaj, gjatë prezantimit të projektit shpjegoi se autostrada, do të shtrihet në një terren të përshtatshëm. Autostrada do të jetë e gjatë 117 kilometra. “Autostrada Merdar-Prishtinë-Morin do të jetë autostradë hyrje-daljeje e një sistemi të mbyllur me gjerësi 28 metra, katër shirita qarkullues të gjera 3.75 metra, dy shirita ngadalësues me gjerësi nga tri metra, si dhe brez të gjelbër në mes të shiritave në gjerësi deri në katër metra", thotë ministri Limaj.
Kompania amerikano-turke Bechtel dhe Enka, që u përzgjodh për ndërtimin e autostradës, në ofertën e saj parasheh shumën prej 600 milionë eurosh për kostot e ndërtimit të rrugës. Mirëpo, kjo shumë mund të rritet deri në 800 milionë euro kur këtu të përfshihet edhe shpronësimi i tokave private aty ku do të kalojë autostrada. Qeveria e Kosovës tashmë ka hartuar ligjin që i lejon asaj shpronësimin e tokave private.
Ndërtimi fillon në pranverë
Këtë shumë rreth 800 milion eurosh qeveria e Kosovës parasheh ta sigurojë, një pjesë nëpërmes kredisë dhe një pjesë nga buxheti i Kosovës. Eksperti i ekonomisë Flamur Keqa, thotë për programin tonë se Kosova nuk e ka luksin që të futet në kredi, por, mund të shfrytëzojë fonde të grumbulluara, siç janë ato nga privatizimi që kalojnë shifren mbi 400 milion euro. “Kosova ka mjete që janë akumuluar nga procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat fatkeqësisht ende nuk kanë hyrë në funksion të ekonomisë së Kosovës", thotë Keqa.
Sidoqoftë, Qeveria akoma nuk ka dhënë detaje se nga cila bankë, apo mekanizëm financiar ndërkombëtar do të sigurohen të hollat për ndërtimin e Autostradës. Megjithatë, ajo thotë se autostrada do të ndërtohet, punimet do të fillojnë në pranverë dhe të përfundojnë pas tri vjetësh. /Radio Deutsche Welle/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar