Një raport i ri thotë se niveli i lirisë ekonomike në botë ra vitin e kaluar ndërsa qeveritë ndërhyn për të ndalur krizën financiare. Indeksi vjetor për Lirinë Ekonomike u publikua nga Fondacioni Heritage dhe gazeta The Wall Street Journal.
Sipas kësaj renditje, niveli mesatar i lirisë ra zero presje 1 përqind gjatë vitit të kaluar.
Indeksi favorizon vendet që nxisin tregun e lirë. Vendet që shpenzuan më shumë për të mposhtur recesionin u radhitën më poshtë në klasifikim.
Shtetet e Bashkuara që shpenzuan miliarda dollarë për paketën e stimulimit të ekonomisë ishin vendi i tetë më i lirë duke rënë nga pozicioni i vendit të gjashtë që mbanin në raportin e një viti më parë.
Shqipëria radhitet në vendin e 53-të për nga liria ekonomike sipas këtij indeksi, duke marrë 66 pikë. Niveli i lirisë ekonomike është përmirësuar me 2,3 përqind gjatë vitit të kaluar. Shqipëria radhitet e 25-ta nga 43 vendet e Evropës dhe vlerësimi i përgjithshëm është mbi mesataren botërore.
Raporti konsideron dhjetë kritere në vlerësimin për lirinë ekonomike të një vendi – lirinë për punën, biznesin, tregtinë, lirinë fiskale, shpenzimet qeveritare, lirinë monetare, lirinë për investime, lirinë financiare, të drejtën e pronës dhe lirinë nga korrupsioni.
Sipas këtij raporti, me gjithë rënien ekonomike globale, Shqipëria ka qenë në gjendje të mbajë një qëndrueshmëri relativisht të mirë makroekonomike. Vendi ka vepruar për të përmirësuar klimën e biznesit dhe të investimeve thuhet në raport. Por me gjithë përmirësimet liria e biznesit në Shqipëri vazhdon të pengohet nga një mjedis rregullator i lodhshëm.
Pika më e dobët e Shqipërisë në vlerësimin për lirinë ekonomike është korrupsioni. Megjithatë, në raport vlerësohen hapat e marra nga qeveria në luftën kundër kësaj dukurie. Shqipëria u radhit e 85-ta nga 179 vende në Indeksin e Organizatës Transperancy International për Perceptimin e Korrupsionit për vitin 2008, një përmirësim i ndjeshëm nga viti 2007 kryesisht si rezultat i punës së qeverisë përmes Task-Forcës për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin dhe reformës në administrimin e taksave, prokurimeve dhe regjistrimin e biznesit.
Një pikë tjetër e dobët për Shqipërinë është kriteri i të drejtës së pronësisë, ku përfshihet edhe sistemi i drejtësisë. Raporti thotë se kushtetuta e vendit i jep pavarësi gjyqësorit por presioni politik, kërcënimet, korrupsioni i përhapur, burimet e kufizuara, dhe krimi i organizuar janë pengesa për një administratë gjyqësore efektive. Në përgjithësi thotë raporti, mbrojtja e të drejtës së pronësisë është e dobët. Regjistrimi i pasurisë është përmirësuar por siguria e të drejtës së tokës vazhdon të jetë problem në zonat bregdetare ku ka potencial për zhvillimin e turizmit. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar