LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria do të marrë 300 milionë euro në tregun evropian të bonove

Shqipëria do të marrë 300 milionë euro në tregun evropian të bonove

Qeveria shqiptare po kërkon të marrë 300 milionë euro nga tregu evropian i eurobonove duke ofruar për shitje bono Thesari, në mënyrë që të mbulojë shpenzime të ndryshme dhe të paguajë kostot e borxhit. Në buxhetin e këtij viti është parashikuar një masë e tillë dhe kjo përbën herën e parë, kur qeveria shqiptare futet në tregun evropian të eurobonove duke mos i marrë më paratë nga bankat në vend. Tashmë do të gjendet një bankë në një prej vendeve të BE për të mundësuar këtë proces.

Agjencia e njohur Bloomberg njoftonte dje se Shqipëria i bashkohet në këtë nismë dhjetëra vendeve të tjera që e kanë bërë këtë gjë, shtyrë edhe nga vështirësitë e mëdha në tregun e brendshëm të huamarrjes, por edhe nga nevoja për ta çliruar këtë treg.

Marrja e këtyre 300 milionë eurove nëpërmjet shitjes së bonove të Thesarit është një borxh i mirëfilltë dhe përfitimi i vetëm i tij dhe i rëndësishëm është fakti që qeveria mund ta marrë atë me kosto relativisht më të lirë se sa të marrë një kredi tregtare në një bankë të caktuar, siç bëri dy vite më parë.

Gjithashtu, marrja e këtij borxhi në tregun e huaj i lë hapësirë bankave në Shqipëri që ato të jenë më të lira për të dhënë kredi për ekonominë në vend duke qenë se një pjesë e parave që i jepeshin qeverisë tashmë do të jetë e lirë. Bankat e nivelit të dytë humbin me këtë rast edhe një mundësi të madhe për të pasur fitime të sigurta dhe të mëdha duke i shitur pará qeverisë shqiptare. Shqipëria është një vend, ku sistemi bankar kishte vite që merrte fitime të mëdha nga blerja e bonove të Thesarit duke mbajtur po ashtu edhe norma të larta për biznesin.


Tashmë presioni mbi bankat do të jetë më i madh. Në terma të tjera, marrja e parave nga bankat me anë të bonove të Thesarit quhet edhe shitje e borxhit duke qenë se bëhet fjalë për borxh në buxhet, i cili mbulohet me këto pará.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Ekonomi
Kalo në kategori