LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës, konfiskon pije alkoolike pa banderola

Dogana e Kosovës, konfiskon pije alkoolike pa banderola

Gjatë dy ditëve të fundit, Dogana e Kosovës (DK), ka konfiskuar sasi të pijeve alkoolike pa banderola. Sasia në tërësi e alkoolit të konfiskuar është rreth 650 shishe në paketim 0.7 l, të llojeve të ndryshme.

Dogana e Kosovës, ka vazhduar aksionin nëpër kompani të ndryshme për të verifikuar banderolat në pijet alkoolike.

Gjatë këtij aksioni në rajonin e Mitrovicës dhe Gjilanit, njësitë e DK kanë zbuluar sasi të pijeve alkoolike me banderola të falsifikuara dhe pije alkoolike pa origjinë. Në një komunikatë për media thuhet se e tërë sasia e zbuluar është konfiskuar, kurse hetimet mbi falsifikimin e banderolave dhe prodhimin e këtyre pijeve alkoolike janë duke vazhduar.

Sasia në tërësi e alkoolit të konfiskuar ishte rreth 650 shishe në paketim 0.7 l, të llojeve të ndryshme. Aksioni i tillë ende është duke u zhvilluar në tërë territorin e Kosovës. Andaj Dogana i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola, sepse përveç që shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosoves, gjithashtu janë të prodhuara ilegalisht dhe në menyrë të pakontrolluar.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Ekonomi
Kalo në kategori