LAJMI I FUNDIT:

SHQIP: Prishtina përsërit historinë e autostradës shqiptare

SHQIP: Prishtina përsërit historinë e autostradës shqiptare

Bechtel-Enka” shpallet fitues pa çmim në Kosovë. Kjo kompani ndërtoi një segment prej 61 kilometrash që përfshinte edhe një tunel 5.5 kilometra të gjatë në Shqipëri në periudhën 2006-2009. Punimet u zgjatën për më shumë se një vit nga afati i rënë dakord fillimisht, ndërsa kostoja e tyre i dyfishua. Qeveria miratoi një kontratë të hapur pa miratuar një projekt paraprak, duke e justifikuar me nevojën “për të nisur punimet me procedurë të përshpejtuar”. Të njëjtën metodë ndoqi edhe Kosova, e cila e prokuroi rrugën pa pasur më parë një projekt të detajuar. Qeveria e Kosovës ka tërhequr rreth 200 milionë euro fitime të papërdorura të Postë-Telekomunikacionit të Kosovës dhe shpreson të tërheqë borxhe nga institucionet financiare ndërkombëtare për ta financuar këtë projekt.

Një prej kushteve kryesore në tender, ka qenë nisja e punimeve vetëm një muaj pas përfundimit të tenderit, gjë që “Bechtel” mund ta plotësonte më lehtë se sa konkurrentët për shkak se kapacitetet i ka pasur të instaluara deri tani në Shqipëri. Autostrada Morinë-Prishtinë-Merdar ka një gjatësi prej 117 kilometrash. Sipas të dhënave të ministrisë, traseja e autostradës parashihet të kalojë në tetë komuna dhe me asfalt do të mbulohen 1.062 hektarë tokë. Në fazën finale të tenderit, sipas qeverisë së Kosovës kanë hedhur ofertë vetëm dy kompani./gazeta shqip/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Ekonomi
Kalo në kategori