LAJMI I FUNDIT:

Termokosi, përgënjeshtron pohimet e zyrtarëve të QKU-së

Termokosi, përgënjeshtron pohimet e zyrtarëve të QKU-së

Zyrtarë të ngrohtores "Termokos", përgenjështrojnë pohimet e zyrtarëve të QKU-së, për tentim të vënies së kontakteve me zyrtarët e Termokosit. Sipas tyre asnjë kërkesë e tillë nuk është adresuar te asnjë menaxher i “Termokosit”.

Reduktimet që kanë ndodhur nga e shtuna sa i përket ngrohjes, nuk i ka shpëtuar as QKUK-ja. Zyrtarë të ngrohtores “Termokos”, përmes një komunikate për media, njoftojnë se furnizimi në QKU është ndërprerë nga ora 5 të mëngjesit deri në ora 12 paradite dhe prej orës 12 e ditës deri në ora 15. Ndërsa sipas komunikatës QKU-ja nga ora 15 deri në 12 ka ngrohje.

“Për problemin e mungesës së mazutit, kemi njoftuar tashmë, përmes instancave më të larta se nuk kemi mjete për të ngrohur edhe për tre ditë pune dhe urgjentisht kërkojmë ndihmë nga Qeveria”, thuhet në komunikatë.

Zyrtarë të Termokosit, përgenjështrojnë pohimet e QKU-së për tentim të vënies së kontakteve me zyrtarët e Termokosit. Sipas tyre asnjë kërkesë e tillë nuk është adresuar te asnjë menaxher i “Termokosit”.


“ Do të ishte absurde të mendohej se nuk do të pranonim kontaktin me ta, sepse edhe “Termokos” në gjendjen në të cilën ndodhet kërkon zgjidhje emergjente”, thuhet në komunikatë. Në këtë kuadër, Menaxhmenti i “Termokosit”, ka menduar të gjejë zgjidhje emergjente për këtë institucion.

Në komunikatë thuhet se vlen të ceket, se mirëmbajtja në pjesës sekondare, e cila i takon QKUK, nuk mirëmbahet si duhet nga shërbimi teknik i QKUK, ku disa klinika shpesh ballafaqohen me probleme të ngrohjes, për fajin e shërbimit teknik të QKUK.

“Lidhur me këtë çështje, disa herë radhazi drejtori i Prodhimit dhe Distribuimit, personalisht kanë vizituar nënstacionet e ngrohjes së QKUK dhe janë bindur edhe vet se “Termokosi” është duke furnizuar me ngrohje nënstacionet termike pa problem”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, nëse Qeveria nuk do të arrij të ndihmoj me subvencione shtesë, atëherë “Termokos”, ka menduar për të furnizuar enkas QKUK nga Ngrohtorja rezeve, e cila edhe pse me naftë dhe kushton dukshëm më shtrenjtë, kjo do të bëhet në të mirë të pacientëve dhe personelit të QKUK.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Ekonomi
Kalo në kategori