LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë e sigurimeve në Kosovë funksionojnë me rregullore të UNMIK-ut

Kompanitë e sigurimeve në Kosovë funksionojnë me rregullore të UNMIK-ut

Kompanitë e sigurimeve, të cilat funksionojnë në Kosovë me rregullore të UNMIK-ut, kanë vonesa në kompensimin e dëmeve, madje këto vonesa, sipas burimeve të gazetës brenda Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shkojnë deri më tepër se një vit.

Zëvendësguvernatori i BQK-së, Nexhat Kryeziu, ka thënë se kompanitë e sigurimeve në Kosovë janë duke u vetëdijesuar me shumë në kompensimin e dëmeve.

“BQK-ja vazhdimisht nëpërmjet mbikëqyrjes bën presion të vazhdueshëm sa i përket raportimit të kompanive të sigurimeve në BQK lidhur me kompensimin e dëmeve. Kompanitë e sigurimeve raportojnë në baza mujore për kompensimin e dëmeve”, ka theksuar ai, duke shtuar se, nëse kompanitë e sigurimeve bëjnë lëshime të caktuara, BQK-ja merr masa në pajtim me rregullativën në fuqi.

“Si refleksion i zhvillimeve të fundit në tregun e industrisë së sigurimeve, tregu është pjekur dhe përgjegjshmëria e kompanive të sigurimit në raport me klientin (policëmbajtësin, apo palën e dëmtuar) duhet të rritet edhe më tej”, ka thënë ai.


Kurse drejtori i kompanisë së sigurimeve “Dukagjini”, Fatmir Gashi, ka thënë se të gjitha dëmet që janë bërë gjatë viti 2009 janë kompensuar.

“Në vitin e kaluar kanë qenë mbi 20 mijë dëme dhe të gjitha janë kompozuar. Vlera e përgjithshme e dëmeve ka qenë mbi pesë milionë euro”, ka theksuar ai.

Gashi ka thënë se kompania “Dukagjini” në tregun e sigurimeve në Kosovë merr pjesë me rreth 25 për qind.

Ndërsa drejtori i kompanisë së sigurimeve “SIGKOS”, Ibrahim Kastrati, ka thënë se në tri vjetët e aktivitetit të saj, ajo ka ndërtuar një emër të mirë në tregun e sigurimeve në Kosovë.

“Gjatë vitit 2008 dhe 2009 ‘SIKGOS’ ka paguar afërsisht 700 mijë euro nga aksidentet në trafik dhe një numër shumë i vogël i dëmeve nga sigurimet vullnetare”, ka treguar ai.

Kastrati ka shtuar se kompania e sigurimeve “SIGKOS” ka një portfolio shumë të shëndoshë në aspektin financiar, e cila nënkupton se nuk ka kurrfarë problemi financiar për kompensimin e dëmeve.

Por, burime të gazetës brenda Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) kanë treguar se kompanitë e sigurimeve i vonojnë pagesat e dëmeve, pasi nga to ato përfitojnë. “Kompanitë e sigurimeve bëjnë vonesa të pagesës së dëmeve të aksidenteve në trafik më shumë se një vit, pasi atyre u konvenon”, ka treguar burimi i gazetës brenda BQK-së.

Edhe pse Kosova ka rreth dy vjet që është bërë shtet i pavarur, ende mbi licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e kompanive të sigurimeve në Kosovë funksionon Rregullorja e UNMIK-ut, NR. 2001/25, e cila ka paraparë të gjitha kushtet për dispozitat për dëme.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Ekonomi
Kalo në kategori