LAJMI I FUNDIT:

Kriminelët e luksit, paratë e “fituara” harxhohen me femra, drogë e bixhoz

Kriminelët e luksit, paratë e “fituara” harxhohen me femra, drogë e bixhoz

Rreth 50 persona i kanë dhënë jetë modës më të fundit në Shqipëri me natyrë kriminale (grabitje, falsifikime, etj), pasi paratë e “fituara” i kanë harxhuar në kazino të ndryshme, prostituta, si dhe në vende dëfrimi si diskoteka e të tjera si këto. Edhe pas ndalimit të autorëve, shteti nuk mund të bëjë pothuajse asgjë për kthimin e sendit të grabitur tek pronari i ligjshëm.

Sipas hetuesve, kjo gjë ndodh për faktin se, shumat financiare harxhohen nga të pandehurit në kohë dhe vende të ndryshme ose lekët ata ia japin dorazi të afërmve të tyre, çka vështirëson së tepërmi forcën zbuluese të policisë dhe Prokurorisë.

Mes klasifikimit, natyrave apo motiveve që realizohen aktet kriminale, ajo që kohët e fundit ka filluar të bjerë në sy është se shumë persona, janë futur në këtë “valle”, thjesht për të bërë një jetë luksi, mes femrave, makinave të bukura, drogës, bixhozit, gjëra këto të cilat ata nuk kishin arritur t’i kryenin me punë apo diçka të ndershme.

Aktualisht gjatë disa operacioneve policia dhe Prokuroria kanë vënë prapa hekurave rreth 50 persona, të cilët nga veprimet e para hetimore është mësuar se kanë pasur si moto “Kryej krim për jetë luksi”, pasi nga e gjithë sasia e lekëve që dyshohet se ata kanë grabitur, nuk i është gjetur asnjë kacidhe nga kontrollet e organeve hetimore.


Veç grabitjeve, për ekspertët edhe korrupsioni është një krim që kryhet nga autori, për të pasur një jetë luksi. Ata thonë se pamundësia për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet private me pagën mujore, lë hapësira që në një kohë apo në një tjetër, zyrtarët e administratës të kryejnë korrupsion. Realiteti ka treguar se shumica e lekëve të përfituara nga ky aktivitet është përdorur për luks, si blerjen e makinave, banesave apo kalimin e pushimeve në hotele të huaja. Gati 95 për qind e rasteve të hetuara, nuk i është gjendur asnjë lekë, pasi shumat financiare të pandehurit i regjistrojnë, me emrat e të afërmve dhe kushërinjve të tyre. /metropol/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Ekonomi
Kalo në kategori