LAJMI I FUNDIT:

Banka JP Morgan Chase njofton të ardhura të mëdha

Banka JP Morgan Chase njofton të ardhura të mëdha

Banka e dytë më e madhe e Shteteve të Bashkuara njofton se ka nxjerrë të ardhura të mëdha nga ngritja e tarifave. “JP Morgan Chase” tha sot se ka nxjerrë 3.3 miliardë dollarë në tri muajt e fundit të vitit 2009 dhe të ardhurat e saj vjetore kapën 11.7 miliardë dollarë.

Kjo bankë gjigante tha githashtu se do t’u japë punonjësve 9.3 miliardë dollarë në paga dhe shpërblime. “JP Morgan Chase” është banka e parë e madhe që raporton për të ardhurat e periudhës nëntor-dhjetor.

Raporti del një ditë pasi Presidenti Barak Obama kritikoi bankat kryesore për shpërblimet tepër të mëdha, megjithëse morën ndihma të mëdha financiare nga qeveria për të kapërcyer krizën.

Gazeta “Wall Street Journal” shkruante sot se 38 firmat më të mëdha financiare të Shteteve të Bashkuara kanë në plan t’u paguajnë punonjësve të tyre një shumë rekord prej 145 miliardë dollarësh për 2009.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Ekonomi
Kalo në kategori