[tag_tagmanagerringier] Bankat amerikane nuk pranojnë fajin për krizën financiare - Telegrafi - Telegrafi Bankat amerikane nuk pranojnë fajin për krizën financiare - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Bankat amerikane nuk pranojnë fajin për krizën financiare

Bankat amerikane nuk pranojnë fajin për krizën financiare

Bankat e mëdha amerikane mbrojtën praktikat e tyre të punës para një komisioni hetimor të Kongresit amerikan dhe hodhën poshtë akuzat se janë përgjegjës për krizën financiare.

Bankat kanë bërë disa gabime dhe shumë firma kanë hyrë në rreziqe të mëdha, tha John Mack, shefi i administratës së bankës investuese Morgan Stanley. Megjithatë autoritetet mbikqyrëse është dashur të ndërhyjnë.

Bankat vetëm kanë plotësuar dëshirat e investuesve për rreziqe të mëdha, sqaroi shefi i bankës Goldman-Sachs, Lloyd Blankfein.

Komisioni hetimor u krijua duke marrë si model Komisionin Pecora, i cili pati hetuar tronditjen shkatërrimtare të bursës në vitn 1929.


Si rezultat atëherë u krijua autoriteti mbikqyrës i bursës SEC. Këtë të enjte do të merren në pyetje përfaqësues të qeverisë dhe të autoriteteve.