[tag_tagmanagerringier]a Gjermania, shton punësimin e emigrantëve në administratë - Telegrafi - Telegrafi Gjermania, shton punësimin e emigrantëve në administratë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Gjermania, shton punësimin e emigrantëve në administratë

Gjermania, shton punësimin e emigrantëve në administratë

Qeveria federale gjermane do të angazhohet për shtimin e numrit të emigrantëve në shërbimet publike. Çdo i pesti i punësuar në të ardhmen do të jetë nga një familje me sfond imigrimi, tha e ngarkuara e qeverisë gjermane për integrimin, Maria Böhmer për gazetën "Rheinische Post".

Bëhet fjalë që të merret në konsideratë sa duhet pjesa e njerëzve me sfond migrimi në Gjermani edhe në fushën e shërbimeve publike, tha politikania e Unionit Kristaidemokrat.

Posaçërisht, urgjentisht nevojiten mësuese dhe mësues si dhe edukatore. Po ashtu duhet të shtohet prania e emigrantëve edhe në radhët e policisë, zjarrfikësve dhe në administratën komunale.