[tag_tagmanagerringier] Gjakova, përseri ndihmon Shqipërinë - Telegrafi - Telegrafi Gjakova, përseri ndihmon Shqipërinë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Gjakova, përseri ndihmon Shqipërinë

Gjakova, përseri ndihmon Shqipërinë

Me vendim të kryetarit të Komunës së Gjakovës Pal Lekaj, Komuna e Gjakovës ka nisur sot edhe një kontigjent ndihmash në drejtim të zonave të përmbytura në veri të Shqipërisë.

Kontigjenti i dytë i ndihmave përbëhet nga dy maune me ushqime për kafshë, të mbetura në izolim në zonat rurale të veriut, si pasojë e rëndimit të situatës nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Një delegacioni AGK-së nga Gjakova, i udhëhequr nga kryetarja e AGK-së dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka evidentuar nevojat e banorëve në zonat e përmbytura dhe i ka përcjellë ato te udhëheqjet komunale, në të gjitha komunat ku AAK- qeverisë në pushtetin lokal.

Ndihmat nga Gjakova dhe komunat tjera për banorët e goditur nga përmbytjet në veri të Shqipërisë, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, varësisht nga kërkesat.


Ndryshe, Gjakova është komuna e parë e Kosovës që institucionalisht është mobiliziuar në ndihmë veriut të Shqipërisë, pas përmbyjeve të para atje.