LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia gjermane shenoi rënie dramatike

Ekonomia gjermane shenoi rënie dramatike

Ekonomia gjermane në vitin 2009 shënoi rënie rekorde, që është rënia më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore, lajmëroi Enti gjerman për statistikë.

Sipas të dhënave të Entit Federal të Statistikave, produkti i brendshëm bruto është tkurrur vitin e kaluar me pesë për qind.

Presidenti i entit, Roderich Egeler, tha se Gjermania ka përjetuar rënien më të fortë të historisë së pasluftës.

Arsyeja për recesionin e rëndë ishte rënia e eksporteve dhe e investimeve. Si pasojë e krizës ekonomike Gjermania nuk përmbushi dot as kriteret e stabilitetit për hapësirën e monedhës euro. Deficiti shtetëror arriti 3,2 për qind të produktit të brendshëm bruto.


Ekonomia më e madhe evropiane vitin e kaluar është zvogëluar për madje pesë për qind në krahasim me vitin paraprak.

“Shpresoj se ky është paralajmërimi i fundit për seriozitetin e recesionit botëror”, deklaroi ekonomisti Karsten Bërzeski.

Eksporti në Gjermani shënoi rënie për 14,7 për qind, përderisa investimet korporative janë zvogëluar për 20 për qind.

Megjithatë, ekonomia në Gjermani shënoi rënie të butë prej 0,7 për qind në kuartalin e tretë të vitit 2009, duke iu falënderuar stimulimit financiar prej 85 bilionë eurove nga Qeveria gjermane i dedikuar për mbrojtjen e ekonomisë nga recesioni.

Analistët ekonomikë parashikojnë se në vitin 2010, ekonomia gjermane do të rritet midis 2.5 dhe 3 për qind.