LAJMI I FUNDIT:

KEK, sasia e eksportuar në dhjetor është e vogël

KEK, sasia e eksportuar në dhjetor është e vogël

Sipas njoftimit thuhet se KEK nuk ka shitur energji elektrike në Shqipëri gjatë muajit dhjetor, përveç kthimit të një sasie shumë të vogël të borxhit në energji KESH-it. Sipas KEK bëhet fjalë për një sasi të energjisë fare të vogël, e cila është e barabartë gjatë tërë nëntorit dhe dhjetorit me energjinë elektrike që KEK ka marrë nga KESH vetëm gjatë dy ditëve në fund të dhjetorit dhe gjatë janarit.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nga ditët e fundit të dhjetorit dhe gjatë janarit ka marrë energji elektrike nga korporata KESH në formë shkëmbimi për aq sa e lejojnë kapacitet transmetuese.

Për këtë qëllim KEK sipas ketij njoftimi, ka ndalur nga puna dy njësi për prodhim të energjisë elektrike në TC “Kosova A”, në mënyrë që në Hidrocentralet e Shqipërisë rezervat hidrike të përdorën sa më shumë për prodhim të energjisë elektrike e të mos humbet uji. Kjo marrëveshje me KESH-in njëkohësisht ka ndihmuar edhe në uljen e rrezikut nga vërshimet e mëdha në Shkodër.

KEK ka marrë varësisht prej orës dhe ditëve deri në 300 MW për orë, apo mbi 5600 MWh brenda 24 orëve, qe nga data 26.12.2009. Gjithçka është bërë në bazë të marrëveshjeve KEK-KESH për shkëmbime të energjisë elektrike.


"Energjia e pranuar nga ana e KEK-ut prej Shqipërisë është energji e shkëmbyer dhe nuk paraqet shit-blerje të saj. KEK-u ndër vite bashkëpunon me KESH-in në fushën e shkëmbimeve të energjisë elektrike", thuhet në njoftim. /telegrafi/