[tag_tagmanagerringier] KESH bleu shumë energji nga Kosova - Telegrafi - Telegrafi KESH bleu shumë energji nga Kosova - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

KESH bleu shumë energji nga Kosova

KESH bleu shumë energji nga Kosova

Sipas gazetes Express, pohimet e Partise Socialiste se KESH-i ka shkaktuar vërshime në Shqipëri, duke pushuar nga puna hidrocentralet dhe mbyllur digat në lumenjtë e Shkodrës, mund të jenë të vërteta. Një argument është blerja e rrymës nga Kosova. KEK-u pranon se i ka shitur maksimalisht rrymë Shqipërisë në fund të muajit dhjetor dhe në fillim të muajit janar.

Zyrtarë të KEK-ut dëshmojnë se në periudhën e fundvitit kanë furnizuar jashtëzakonisht shumë me rrymë Shqipërinë. Sipas zëdhënësit të kësaj korporate, Viktor Buzhala, në ditët e fundit të muajit dhjetor, KEK-u i ka dhënë rrymë Shqipërisë maksimalisht. Madje, thotë ai, deri në atë masë sa e durojnë kapacitetet e transmisionit.

“Bëhet fjalë për 20 deri në 63 megavat për orë apo 300 deri në 500 megavat gjatë një dite në këtë kohë”, deklaroi zëdhënësi i KEK-ut.

Sipas tij, kthimi është bërë në këtë kohë, pasi dihet se KEK-u bazohet në prodhimin e termoenergjisë, që është lineare dhe gjatë natës në këtë periudhë paraqitet tepricë e madhe e energjisë për shkak të rënies së madhe të kërkesës nga koha e pikut në orët e vona. Tash, KEK-u edhe ka lënë jashtë funksioni një bllok për shkaku se hidrocentralet e KESH-it po prodhojnë në masë të madhe energji, pasi që lumenjtë e këtij vendi po pëlcasin.