LAJMI I FUNDIT:

Obama planifikon një taksë për bankat e shpëtuara

Obama planifikon një taksë për bankat e shpëtuara

Presidenti i SHBA-së Barack Obama po merr në konsideratë futjen e një takse të re me anë të së cilës sektori financiar i shpëtuar nga shteti do të kontribuonte në balancimin e deficitit të lartë të buxhetit shtetëror.

Sipas një artikulli në gazetën „Washington Post“, një përfaqësues i qeverisë konfirmoi se po mendohet për këtë gjë.

Fondi i qeverisë së SHBA-së, për shpëtimin e bankave deri tani ka vënë në dispozicion 245 miliardë dollarë për sektorin financiar.


Deri tani institutet e kreditit i kanë rikthyer shtetit 162 miliardë dollarë.