[tag_tagmanagerringier] OEK, dorëzon ndihmë financiare për Shqipërinë - Telegrafi - Telegrafi OEK, dorëzon ndihmë financiare për Shqipërinë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

OEK, dorëzon ndihmë financiare për Shqipërinë

OEK, dorëzon ndihmë financiare për Shqipërinë

Një delegacion i Odes Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësues të biznesit i kryesuar nga kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj kan mbërritur dje për në Tiranë në mënyrë që në Komisionin Ndërministror për ndihma të përmbyturve nga vërshimet në Veri të Shqipërisë, t’u dorëzon ndihmën financiare prej mbi 100 mijë eurosh.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe përfaqësuesit e biznesit kanë vendosur ditë më parë që me qëllim të ndihmës për tejkalimin e pasojave të përmbytjeve në Shqipëri të mbledhin ndihma vullnetare.

Ftesës së OEK-ut i janë përgjigjur numër i madh i bizneseve, të cilat kanë dhënë ndihmën në shumën prej mbi 100 mijë eurosh.

Delegacioni nga Kosova në ora 16:00 u prtiten nga udhëheqësit e Komisionit Ndërministror dhe ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Lulëzim Basha të cilit iu dorëzua ndihma dhe u shprehet solidariteti i përfaqësuesve të komunitetit të biznesit dhe qytetarëve të Kosovës për gjendjen e rëndë me të cilën po ballafaqohen qytetaret e veriut të Shqipërisë, si pasojë e përmbytjeve të cilat kanë ardhur si pasoj e shirave disaditësh dhe shkrirjes së borës.