[tag_tagmanagerringier]a Qyeteti i Pejës largon vetë lëngjet serbe nga supermarketet - Telegrafi - Telegrafi Qyeteti i Pejës largon vetë lëngjet serbe nga supermarketet - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Qyeteti i Pejës largon vetë lëngjet serbe nga supermarketet

Qyeteti i Pejës largon vetë lëngjet serbe nga supermarketet

Në Pejë nuk ka pasur nevojë të intervenojë Inspektorati Komunal për heqjen nga shitja të lëngjeve me prejardhje nga Serbia, si të dyshimta për cilësinë e tyre.

Duket se vetëdijesimi i biznesmenëve për të ruajtur reputacionin e mbërritur në tregun e këtushëm ka qenë arsyeja e këtij veprimi, ndërkohë që autoritete komunale shtojnë se arsyeja e dytë, edhe më e fortë, është se ata furnizohen nga furnitorë të ndryshëm dhe se mallin e përfolur e paguajnë tek pasi të kenë bërë shitjen e tij.

“Prandaj nuk ka pasur nevojë për intervenim dhe shqiptim masash ndëshkuese”, thonë në këtë dikaster.

Shefi i dikasterit sanitar, Muhamet Avdyli, ka thënë të martën se asnjë nga produktet e cilësuara nga Ministria e Shëndetësisë si të dyshimta dhe jo në përputhje me deklaracionin e tyre nuk gjendet në shitje.


“Gjithë lëngjet e cilësuara tashmë si jo cilësore janë tërhequr nga vetë biznismenët”, ka thënë Avdyli.

“Malli i tërhequr nga shitja nuk është asgjësuar. Pritet ndonjë vendim tjetër nga Inspektorati i Sanitar Kosovës”, ka thënë shefi i sanitarëve të Pejës, Skënder Avdyli, duke përmendur mundësinë e superanalizës që eventualisht mund të kërkohet nga importuesit e tyre në Kosovë.

Përderisa në 9 supermarketet e Pejës këto lëngje nuk shihen të ekspozuara për shitje që nga data 5 janar, situata nuk duket e njëjtë edhe në dyqanet e vogla.

Autoritetet komunale shprehen të vetëdijshme se puna qëndron më keq në dyqanet e vogla. “Ne nuk mund ta mbulojmë gjithë rrjetin tregtar me 3 inspektorë”, ka thënë Avdyli.

Sipas shefit Muhamet Avdyli shënimet e fundit pas bërjes çështje të këtyre lëngjeve flasin për 5 mijë tonë lëngje të tilla në Pejë, të ndaluara për konsumim. (koha)