[tag_tagmanagerringier]a Vritet një biznesmen i njohur qipriot - Telegrafi - Telegrafi Vritet një biznesmen i njohur qipriot - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Vritet një biznesmen i njohur qipriot

Vritet një biznesmen i njohur qipriot

Magnati i njohur medial qipriot Andis Haxhikostis është vrarë para pragut të shtëpisë së tij të hënën në mbrëmje, pasi që mbi të është hapur zjarr prej personave të panjohur.

Njeriu i parë i Dias Media Grup, është gjetur i vrarë para shtëpisë së tij jolarg kryeqytetit qipriot, ndërsa policia ende nuk i përcakton rrethanat nën të cilat Haxhikostis është vrarë, lajmëruan mediumet e atjeshme.

Haxhikostisi 43-vjeçar ishte pronar i kanalit privat televiziv Stigma, i gazetës së përditshme, si dhe i radio stacionit dhe disa revistave javore, shkruajnë të martën mediumet në Nikozi.