[tag_tagmanagerringier] Shqipëria renditet e 65-ta për jetesën më të mirë - Telegrafi - Telegrafi Shqipëria renditet e 65-ta për jetesën më të mirë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria renditet e 65-ta për jetesën më të mirë

Shqipëria renditet e 65-ta për jetesën më të mirë

Lista vjetore e vendeve më të mira për të jetuar, e cila realizohet nga revista ndërkombëtare e internetit "Internacional living", Shqipërinë e ka pozicionuar në mesin e shteteve, të cilësuara si më të përshtatshmet për të jetuar

"Internacional living", përpilimin kësaj liste e ka ndërtuar mbi kritere siç janë shpenzimet e jetës, siguria dhe kushtet klimatike, liria, ekonomia, ambienti etj.

Ndërkaq kësaj radhe Shqipëria ka lënë prapa vende si Turqia, Singapori, Kina, Bosnja, Ukraina, Porto Riko, Paraguai, India e shumë vende të tjera të renditura në këtë listë.

Ky është një vlerësim mjaft pozitiv për shtetin shqiptar, pasi që këtë vit ka ndryshuar pozicionin për disa shkallë më lartë se viteve tjera. Ndërkaq shtetet që kryesojnë në listën e vendeve më të mira në botë për të jetuar janë përzgjedhur Franca, e cila për të katërtin vit me radhë prinë në vendin e parë, pastaj pason Zvicra, Australia, Gjermania, Zelanda e Re, SHBA-të, Belgjika, Italia, Holanda, Luksemburgu, etj.