[tag_tagmanagerringier]a KEK-u eliminon prishjet - Telegrafi - Telegrafi KEK-u eliminon prishjet - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

KEK-u eliminon prishjet

KEK-u eliminon prishjet

Erërat e forta që kanë mbizotëruar gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar disa prishje në sistemin energjetik anekënd Kosovës. Zonat më të afektuara janë në distriktin e Prishtinës, Mitrovicës dhe në nëndistriktin e Deçanit.

Deri të dielën në mesditë, siç bëhet e ditur në një komunikatë të KEK-ut, të gjitha këto prishje janë eliminuar falë angazhimit maksimal të punëtorëve të mirëmbajtjes. Në sanim e sipër është vetëm një dalje në LP Peja 2, e cila mbetet pjesërisht në prishje.

Më konkretisht, daljet e sanuara që ishin në prishje gjatë 24 orëve të fundit janë 3 dalje 10 kV (kilovolt) në Deçan, përkatësisht daljet Isniqi 1, Isniqi 2 dhe Strellci, në LP në Palaj të Kastriotit ishte dalja e Fidanishtes, në nënstacionin e Mazgitit dalja Shkabaj, në nënstacionin Vushtrria 2 ishin daljet Novolani, Ekstra, Maxhunaj, Stacioni Hekurudhor dhe Martinaj, ndërsa në podujevë dalja 10kV që furnizon fshatrat e kësaj komune. /Telegrafi/