LAJMI I FUNDIT:

EULEX i shqetësuar për korrupsionin, por ende pa arrestime

EULEX i shqetësuar për korrupsionin, por ende pa arrestime

Misioni i EULEX-it i cili ka mbi një vit të punës së tij në Kosovë, megjithëse thotë se gjatë vitit 2009 ka pasur disa suksese, këto sukses ende nuk po shihen duke pasur parasysh se korrupsioni në Kosovë jo vetëm që nuk po zvogëlohet po madje po rritet dita ditës me shumë.

EULEX i cili në Kosovë ka ardhur vetëm me një mision të përmirësoj sundimin e zbatimit të Ligjit, arsyetohet se hetimet mbi korrupsionin ende nuk kanë përfunduar sepse po marrin kohë.

Zëdhënësi i këtij misioni Christophe Lamfalussy ka thënë se hetimet mbi korrupsionin marrin kohë sepse sipas saj në korrupsion zakonisht janë të përfshirë me shumë se një person.

“Siç e kemi përsëritur shumë herë hetimet mbi korrupsionin marrin kohë. Zakonisht janë të përfshirë me shumë se një person, dhe kur hetimi fillon, mund të shpie në raste tjera të cilat duhet të kontrollohen dy herë”, ka thënë Lamfalussy.