[tag_tagmanagerringier] Japan Airlines falimenton, pa punë 13 mijë punëtorë - Telegrafi - Telegrafi Japan Airlines falimenton, pa punë 13 mijë punëtorë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Japan Airlines falimenton, pa punë 13 mijë punëtorë

Japan Airlines falimenton, pa punë 13 mijë punëtorë

Aviokompania japoneze "Japan Airlines" më 19 janar mund të shpallë falimentim, transmetuan mediat amerikane, duke cituar informacion të gazetave japoneze "Nikei" dhe Asahi".

Shpallja e bankrotit e aviotransportuesit më të madh në Azi, do të jetë në kuadër të planit për ristrukturim të kompanisë, të mbështetur ng Qeveria japoneze, që parashikon edhe shkurtim të 13.000 vendeve të punës.

Shpallja e falimentimit do të ndodh në Gjykatën e Qarkut të Tokios.

Nga aviotransportuesi tash për tash refuzojnë ta komentojnë lajmin për bankrotin, që u paraqit në dy gazetat e përditshme japoneze.