[tag_tagmanagerringier] OEK kërkon bashkëpunim ekonomik me Kroacinë - Telegrafi - Telegrafi OEK kërkon bashkëpunim ekonomik me Kroacinë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

OEK kërkon bashkëpunim ekonomik me Kroacinë

OEK kërkon bashkëpunim ekonomik me Kroacinë

Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq ka vlerësuar se Kroacia dhe Kosova i kanë të gjitha gjasat për bashkëpunim të suksesshëm në të gjitha fushat. Duke iu drejtuar afaristeve nga Kroacia dhe Kosova ne takimin ne Oden Ekonomike të Kosovës presidenti Mesiq ka vlerësuar se për ketë bashkëpunim ka vullnet politik në të dy anët, ka potenciale në të dy anët dhe se tash nevojitet me shumë guxim dhe me shumë agresivitet nga ana e juaj e ndërmarrësve të Kosovës.

“Është e vërtet që ka disa pengesa, në mesin e të cilave është edhe regjimi i vizave. Për ketë ne duhet marrë masat maksimale që regjimi i vizave edhe me vendet të cilat kanë mbet jashtë liberalizimit të vizave të arrihet ai standard i cili vlen edhe për vendet e Evropës Juglindore Aty ku ka barrierat mundësia e bashkëpunimit është me e vogël, ka probleme në bashkëpunim”.

Presidenti Mesiq theksoi se Kosova në Kroaci ka një lidhje të madhe e këta janë kosovaret dhe shqiptarët nga Maqedonia të cilët jetojnë dhe punojnë në Kroaci dhe këta duhet të janë motor i lidhjeve të juaja.

“Keni nevoje për qasje te përbashkëta në tregjet e treta, kemi nevojë për përkrahjen e juaj për tu qasur fondeve të UE, kemi nevoje që Kosova të përkrahet në nismat rajonale siç janë CEFTA, që të funksionalizohet tërësisht roli i Kosovës në CEFTA”.


OEK-u i ka propozuar institucioneve të Kosovës një serë marrëveshjes te cilat do të thellonin bashkëpunimin ne mes te dy vendeve.

“Mendojmë se është momenti shume i volitshëm për marrëveshjen për bashkëpunimin ekonomik ne mes te vendeve tona, për heqjen e tatimeve te dyfishta ne mes te vendeve tona, për mbrojtjen e investimeve, bashkëpunim ne fushën e transportit, ne fushën e sigurimeve si dhe qe biznesi i Kosovës te jete sa me shume dhe fuqishëm i trajtuar ne liberalizimin e vizave te cilat qytetaret dhe afaristet tanë dëshirojnë ti marrin me qellim te bashkëpunimit ekonomik”.