LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka mundësi të mëdha të zhvillimit

Kosova ka mundësi të mëdha të zhvillimit

Ka ardhur në Kosovë si punëtor i një kompania ndërkombëtare. Me te ardhur ka vërejt një potencial të rëndësishëm në sektorin e ushqimit. Ia filloi me një bistro me produkte të bukës. Por nuk mbeti këtu vazhdoi me prodhimin e produkteve te amelies. Premton se do te vazhdon me projekte të reja.Ky është Caspi Shachar, pronar i Odyssea grup. Vjen nga Izraeli. Në Prishtinë ka hapur bizneset Odyssea Bistro Bar, .Odyssea Bakery dhe Amelie Espresso Bar

Vlerëson se në Kosovë ka shume biznese të suksesshme. Nuk dëshiron të ndaj këshilla të tjerëve, por vetës i ka dhënë për detyrë të jetë sa më kreativ dhe me ideja të reja të kënaq klientët e vet.

“ Për bizneset mund të them se ju duhen nja 6-7 muaj deri sa të marrin veten, pastaj mund të hyjnë në treg. Në Kosovë është klimë shumë e mirë për biznes”, vlerëson zoti Shachar.

O konsideron hendikep faktin se bankat vendore nuk financojnë në kushte të volitshme bizneset, ashtu siç është në vendet tjera. Këtë duhet ndryshuar thekson pronari i Odyssea grup. Konsideron se është gjetur si është më mirë me biznesin e vet në Kosovë.


“ Jam I kënaqur me performancën e biznesit tim. Kam partner qe me rrinë gati, bashkëpunojmë shumë mirë. Planet tjera janë te zhvilloj coofe me AMELIE me franshizë dhe pas 3 vjetësh të hapim franshizë me resurset tona në tri katër vendi siç janë Gjilani, Peja e vendet tjera”, thotë Shachar.

Thotë se në Prishtinë ë ndien vetën shumë mirë. Pas 25 vjet jete ne Izrael vjen në Kosovë. Ajo që i pengon është se në Prishtinë është më ftohët se në vendin e tij. Por përsërit “ jam i kënaqur me jetën në Kosovë”.

Njerëzve që i njoh ju propozoj që të vijnë dhe hapin biznese në Kosovë, thotë Shachar.

“Mendoj se jam ambasador shumë i mirë, po provoj të bindi njerëz që të investojnë në Kosovë. Kam shumë dëshirë që ky vend të shkon përpara”.

Sipas mendimit të tij dhe duke u bazuar në eksperiencën që ka për këto vite pune në Kosovë, Shachar thotë se për ti joshur investitorët e huaj duhen politika fiskale me norma më të ulëta, me programe konkrete në lëmin prodhimit dhe bujqësisë, për të cilën konsideron se mund të jetë bazë shumë ë rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe punësimit./telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori