LAJMI I FUNDIT:

Vetvendosja, stop blerjes dhe konsumit të produkteve serbe

Vetvendosja, stop blerjes dhe konsumit të produkteve serbe

Tregtarët e mëdhenjë, janë bërë të mëdhenjë duke shërbyer si përfaqësues të firmave të Serbisë, gjë që u ka sjellur atyre përfitime të mëdha financiare. Këta edhe e dëmtojnë prodhimin vendor duke i dhënë shumë më shumë hapësirë të dukshme produkteve të cilat vijnë nga Serbia.

Rrjedhimisht, kjo ishte tryezë e prodhuesve të vendit dhe shërbeu si hapësirë që prodhuesit të flasin për atë se çfarë kanë nevojë të bëjë shteti në mënyrë që të mund ta rrisin prodhimin, shitjen, kapacitetin dhe cilësinë, për ta rritur kështu ekonominë, punësimin dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Hapjen e tryezës e bëri Visar Ymeri, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosjai cili u përqendrua më shumë në rëndësinë që prodhimi ka në zhvillimin ekonomik të secilit vend. Visari tha se në Kosovë prej vitit 1999 në politikë dhe veçanërisht në ekonomi, është aplikuar një qasje e kundërt prej asaj që historikisht kanë zbatuar shtetet në ndërtim.

Kjo është politika e mosndërhyrjes. Qeveritë e Kosovës ia kanë lënë zhvillimin fatit, duke folur përherë për mrekullinë që do të na vie nga jashtë, në formë donacioni a kredie, dhe njëkohësisht duke mos e shfrytëzuar kurrë sa e si duhet potencialin zhvillimor të vendit.


“Pa prodhim nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar e as rritje të mirëqenies. Për shkak se prodhimi është elementi nxitës i qarkullimit ekonomik, dhe i cili është parakusht i shpërndarjes, tregtisë, dhe konsumit.” përfundoi Visari.

Pastaj fjalën e mori Abdullah Bajra, prodhuesi i ujit Kika nga Dardana, i cili tha se në Anamoravë strukturat paralele të Serbisë i kanë hapur doganat e Serbisë dhe ua mundësojnë shqiptarëve të eksportojnë prodhimet e veta atje me kusht që këta të fundit t’i njohin dhe bashkëpunojnë me këto struktura ilegale.

Ai gjithashtu deklaroi se produktet e Serbisë po e ngulfasin prodhimin e vendit, dhe u bëri thirrje të gjithë importuesve të produkteve të Serbisë ta ndërpresin një gjë të tillë pasi që ky import krijon vende të reja të punës në Serbi, dhe i mbyll ato në Kosovë.

Pas Bajra, fjalën e mori Skender Bajrami nga ndërmarrja Niki-S nga Gjakova. Bajrami u përqendrua më shumë në padrejtësitë që u bënë prodhuesve të vendit dhe pabarazinë që buron nga sistemi fiskal i Kosovës. Bajrami tha se prodhuesit e vendit obligohen të paguajnë edhe taksë doganore e edhe TVSh, ndërkohë që produktet e Serbisë hyjnë në Kosovë pa taksë doganore, dhe lirohen nga TVSh-ja në Serbi pasi që Serbia i konsideron ato si eksport. Bajrami po ashtu e potencoi si vështirësi kreditimin shumë të shtrenjtë të ekonomisë, gjë që po ua pamundëson prodhuesve rritjen e potencialit dhe investimeve.

Hysni Guraziu nga Herbpharm deklaroi se Qeveria e Kosovës dhe agjencitë përcjellëse bëjnë zbatimin e ligjit në mënyrë selektive dhe përdorin standarde të dyfishta. Ai deklaroi se në prodhimtarinë e çajrave lejohet importimi i produktit final pa kurrfarë kriteri ndërkohë që ndalohet importimi i lëndës së parë nën pretekstin se kjo lëndë e parë është produkt medicinal dhe rrjedhimisht mund të importohet vetëm me liçencë të veçantë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori