LAJMI I FUNDIT:

KESH shet dhe depoziton energji në Kosovë

KESH shet dhe depoziton energji në Kosovë

Tashmë prej disa ditësh, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po eksporton energji elektrike në nivelet rekord të 12 milionë kilovat orëve në ditë. Drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Muharem Stojku, deklaron se nga kjo sasi, 5.3 milionë kilovat orë, shiten, ndërsa pjesa tjetër depozitohet në Kosovë nëpërmjet kompanisë energjetike KEK.

Shitja e energjisë po bëhet me çmimin rreth 35 euro për megavat orë, te dy kompanitë zvicerane EFT dhe EGL, të cilat u shpallën fituese në tenderin ndërkombëtar për janarin.

“Ne po shesim energji me Bursën greke minus 2.6 për qind që janë humbjet në transmetim. Ky çmim është 12 euro më i lartë se çmimi me të cilin OSSH-ja e blen energjinë nga ne”,- deklaron Stojku. Sipas tij, eksporti i energjisë do të vazhdojë në këto nivele deri në fund të muajit, në varësi edhe të situatës hidrike në vend.

Tashmë prej një viti Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po bën eksport energjie. Shitja ka nisur më 11 janar 2009 dhe gjatë vitit që lamë pas u eksportuan mesatarisht rreth 3 milionë kilovat orë në ditë. Por me fillimin e këtij viti, eksporti ka arritur nivelet rekord për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë javëve të fundit.


Eksporti i energjisë gjatë gjithë periudhës 12 mujore i ka siguruar KESH-it të ardhura të konsiderueshme, të cilat do të përdoren për të shlyer borxhet.

“Gjatë vitit 2009, nga eksporti i energjisë u mblodhën rreth 25 milionë euro. Ne parashikojmë që këtë vit kjo shumë të dyfishohet. Të ardhurat që grumbullohen nga shitja e energjisë do të përdoren për të shlyer borxhet e KESH-it, për energjinë që ka blerë në periudhën 2007-2008 kur ishte thatësirë“,- shpjegon kreu i korporatës, Stojku.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori