LAJMI I FUNDIT:

Triglav në Kosovë

Triglav në Kosovë

Tregut kosovar shumë shpejt do t’i shtohet edhe një kompani sllovene. Fjala është për kompaninë e madhe të sigurimeve Triglav, e cila është ndër bizneset më të mira performuese të vitit 2009, në Slloveni. Ajo ofron sigurime shëndetësore dhe do të futet në Kosovë përmes kompanisë kosovare Dukagjini Life

Sllovenët si duket po zgjerohen me të gjitha bizneset në Kosovë. Bash në kohën kur shumë investitorë po ikin prej këtu, sllovenët po vijnë. E fundit që ka paralajmëruar të vijë, është kompania sllovene e sigurimeve Triglav. Pretendimet e saj janë që të pushtojë tregun kosovar të sigurimeve, i cili deri më tash ka munguar.

Ardhja e saj në Kosovë do të jetë risi për kosovarët, për faktin se ofron sigurime vullnetare – të jetës dhe shëndetësore.

Janë në pyetje muajt kur gjiganti slloven do të trokasë në dyert e kosovarëve. Këtë e ka konfirmuar Matjaz Rakovec, shef ekzekutiv në Triglav për agjencinë amerikane të lajmeve Bllomberg.


“Në hartën e Evropës Juglindore ne nuk jemi të pranishëm vetëm në një pjesë, dhe ajo është Shqipëria dhe Kosova. Do ta kemi këtë treg natyral nën një kulm, së shpejti”, ka thënë Rakovec për agjencinë Bloomberg.

Ardhja e Triglavit do të jetë diçka e re, pasi prej 11 kompanive të sigurimeve që e përbëjnë tregun kosovar të sigurimeve, vetëm njëra ofron produkte vullnetare. Kjo është kompania kosovare Dukagjini Life, me pronar Ekrem Llukën.

Kompanitë e tjera ofrojnë produkte të detyruara. Burime të gazetës tregojnë se gjiganti slloven do ta blejë kompaninë kosovare Dukagjini Life.

“Do të hyjë në treg së bashku me kompaninë Dukagjini Life”, ka thënë ky burim.

Rakovec ka thënë se Triglav është duke synuar rritje në tregjet ku pjesëmarrja e kompanisë nuk kalon mbi 10 për qind. Ai ka shtuar se kompania aktualisht ka 25 për qind të tregut maqedonas dhe 55 për qind të atij malazez dhe synon të rrisë premitë në Serbi, Bosnjë dhe Kroaci.

“Potenciali i rritjes në rajon është gjigant derisa ekonomitë e shteteve komuniste të arrijnë te standardet e Evropës Perëndimore”, tha ai.

Për drejtuesit e kësaj kompanie, sa i përket sistemit pensional dhe shendetësor, shtetet ballkanike ku bën pjesë edhe Kosova, janë në atë shkallë ku Sllovenia ishte në vitet ’90.

“Sa për krahasim, në Evropën Perëndimore shuma siguruese mesatare për kokë banori është rreth 2 mijë euro. Në Slloveni është afër 990 euro, derisa në pjesën tjetër të Ballkanit varion nga 30 deri 90 euro”, tha Rakovec.

Gjithashtu, ai thotë se kompania ka nënshkruar një dokument dhe pret brenda dy muajsh përfundimin e marrëveshjes për blerjen e kompanisë shqiptare të sigurimeve Albsig SC.

Triglav, i emërtuar nga pika më e lartë e Alpeve sllovene, ka mbledhur një total prej 1 miliard eurosh prime vitin e kaluar dhe do të ketë për synim të njëjtën shumë për vitin 2009 dhe 2010. Kompania është duke kërkuar të kompensojë një rënie në sigurimin jetësor, i cili ishte i prekur nga recesioni global.

Gjithashtu Triglav është performuesi më i mirë këtë vit në Slloveni. U bashkua me kompanitë e tjera në shtetet adriatike sikur Petrol sh.a. dhe Telekom Sllovenia sh.a. në fitimin e mjeteve në tregjet e borgjit. Siguruesi dëshiron të arrijë sa më afër 30 milionë eurove duke shitur borgjet me kosto më të ulët. /gazete express/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori