Gjatë vitit të kaluar në të gjithë botën u shitën 52,8 milionë makina, 5,4% më pak se një vit më parë. Ndërsa në Gjermani, falë subvencionimit që morën nga shteti pronarët e automjeteve për të këmbyer modelet e vjetra me të reja, u shitën madje 3,8 milionë makina, ose 24% më shumë se gjatë 2008.
Ekspertët presin rënie të fortë të shitjeve në tregun evropian të automjeteve. Krejt ndryshe flasin parashikimet për Kinën, SHBA-në dhe Rusinë.
"Bota e automjeteve aktualisht po riorganizohet, dhe kjo ka pasoja për vendet e prodhimit", thuhet në një studim të publikuar të premten (01.01.2010), nga studiuesi i njohur i sektorit të automjeteve, Ferdinand Dudenhöffer, nga Universiteti i Esenit.
Rënia e fortë në 2009 u shmang
Megjithë krizën financiare, falë subvencionimit nga shteti gjerman të blerjes së makinave të reja duke hequr dorë nga të vjetrat, si dhe në sajë të programeve stimuluese për koniunkturën, viti 2009 ishte i gjashti më i mirë për shitjet e makinave në botë.
"Rënia e fortë nuk ndodhi", thekson eksperti për sektorin e automjeteve, Dudenhöffer. Sipas studimit, gjatë vitit të kaluar në të gjithë botën u shitën 52,8 milionë makina, 5,4% më pak se një vit më parë.
Ndërsa në Gjermani, falë subvencionimit që morën nga shteti pronarët e automjeteve për të këmbyer modelet e vjetra me të reja, u shitën madje 3,8 milionë makina, ose 24% më shumë se gjatë 2008.
Edhe në Evropën Perëndimore sasia e shitur u rrit ndjeshëm. Ndërsa në Amerikën e Veriut shitjet ranë me gati 22%. Tregu rus pësoi një rënie të shitjeve prej 44%; humbës të tjerë ishin Japonia, Kanadaja, Spanja dhe Anglia. Kampioni në tregun ndërkombëtar të automjeteve sipas përllogaritjeve ishte Kina me një rritje prej 44%, 8,2 milionë makina të shitura.
2010 – zhvendosje masive e fuqisë blerëse
Për këtë vit eksperti Dudenhöffer pret zhvendosje masive të fuqisë blerëse. Por në total, tregu ndërkombëtar i automjeteve do të zhvillohet pozitivisht. Gjithsej kërkesa në gjithë botën do të rritet me 4,3% në 55 milionë makina të shitura, para së gjithash falë tregjeve në SHBA, Kinë, Rusi dhe Indi.
Ndërsa në Evropën Perëndimore do të shiten gati një milion makina më pak se në 2009, një minus prej 7%. Për Gjermaninë eksperti pret një rënie të kërkesës me 25%, në 2,8 milionë makina. "Përgjegjës për rënien e kërkesës është në radhë të parë shtysa artificiale që u krijua nga bonusi shtetëror për ndërrimin e automjeteve të vjetra", mendon Dudenhöffer. Gjermania ul gjithë tregun evropian.
(dw)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese – Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar