LAJMI I FUNDIT:

6.800 punëkërkues zyrtarë punësohen

6.800 punëkërkues zyrtarë punësohen

Udhëheqës të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale pohojnë se gjatë 2009-ës kanë arritur të punësojnë mbi 6,000 qytetarë. Por, përfaqësues të sindikatave të punëtorëve thonë se parametrat e nevojshëm për zbutjen e papunësisë, nuk janë arritur.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjatë këtij viti, ka arritur të punësojë 6,800 punëkërkues, të cilët kanë qenë të regjistruar në zyrat e punësimit në gjithë Kosovën.

Kështu bëri të ditur, në një konferencë me gazetarë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq. Nga numri i këtyre të punësuarve, Rashiq tha se 1,700 janë femra, kurse 526 janë nga komunitetet pakicë.

“Përmes qendrave për aftësime profesionale, janë aftësuar 2,046 punëkërkues, kurse në forma të ndryshme janë këshilluar 14, 800 punëkërkues. Krahasuar me vitin 2008, ka rritje të të aftësuarve prej 4.5%”, tha ministri Rashiq.


Në anën tjetër, përfaqësues të sindikatave të punëtorëve vlerësuan se edhe viti 2009 ka qenë sfidë për institucionet kosovare sa i përket punësimit.

Ali Dragusha, nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës, tha se, me gjithë angazhimin e organeve kosovare, parametrat e nevojshëm për zbutjen e papunësisë nuk janë arritur.

“Atë që është nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ne nuk dëshirojmë ta injorojmë”.

“Mirëpo, në qoftë se shkalla e punësimit shkon në këtë trend, atëherë vetëm me këtë klasë të të papunëve që e kemi të evidentuar, do të na duheshin edhe 50 vjet për të ulur shkallën e papunësisë”, u shpreh Dragusha.

Problem tjetër në këtë aspekt, sipas Dragushës, paraqet mungesa e informacioneve të sakta për statusin e këtyre punëtorëve.

“Nuk dihet statusi i këtyre të punësuarve. A janë ato vende stabile, a janë ato vende pune në një aspekt të përhershëm apo mund të jenë edhe vende pune fiktive, si po po na ndodh në shumë ndërmarrje, fatkeqësisht tek ato publike”, tha Dragusha.

Ndryshe, sipas shifrave zyrtare, mbi 330,000 të papunë janë të regjistruar në zyrat e punësimit në mbarë Kosovën, ndërkaq mbi 25,000 të papunë çdo vit hyjnë në tregun e punës.

Megjithatë, ky numër thuhet se mund të jetë edhe më i madh, për shkak se jo të gjithë të papunët regjistrohen në zyrat e punësimit.

Por, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, shprehu bindjen se çështja e punësimit do të rregullohet vitin tjetër, pasi, sipas tij, ministria tashmë ka disa projekte që përmirësojnë këtë çështje.

“Për vitin 2010, kemi disa projekte me rëndësi madhore. Është projekti me Bankën Botërore që është 60 milionë euro”.

“Jam i kënaqur që para një jave kemi aprovuar strategjinë e punësimit me Qeverinë e Kosovës, në të cilën po ashtu është edhe zbatimi i Ligjit të punës. Aprovimi i ligjit pritet të bëhet në mars të vitit 2010”, tha Rashiq.

Sidoqoftë, gjatë këtij viti, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ofruar ndihmë me mjete financiare prej 40 deri në 80 euro për mbi 35 mijë familje të varfra, gjë që buxhetit të Kosovës i ka kushtuar mbi 28 milionë euro.

Por, pavarësisht këtyre, shkalla e papunësisë dhe varfërisë vlerësohet të jetë më e larta në rajon. Sipas shifrave zyrtare, mbi 43 për qind e qytetarëve, që janë të aftë për punë, janë të papunë. Ndërkaq, rreth 45 për qind e popullsisë thuhet se jeton në varfëri, prej tyre 15 për qind në varfëri të skajshme. rel

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori