LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: 2010, vit i zhvillimit ekonomik dhe i reformave

Thaçi: 2010, vit i zhvillimit ekonomik dhe i reformave

Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi të mërkurën është mbajtur mbledhja e fundit e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2009. Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka premtuar se në vitin 2010 “Qeveria do të vazhdojë me qeverisjen e mirë, me qeverisjen efektive, efikase dhe shumë transparente, me sundimin e plotë të ligjit, me luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Si suksese gjatë vitit 2009 kryeministri Thaçi ka radhitur anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe prezantimin e suksesshëm para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale të parat pas pavarësisë së vendit dhe pjesëmarrjen e komuniteteve dhe formimin e katër komunave të reja me shumicë serbe.

Thaçi po ashtu ka vlerësuar shtatën stabile të sigurisë gjatë gjithë këtij viti dhe ka vlerësuar angazhimet e Policisë së Kosovës dhe mekanizmave tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë nga fusha e sigurisë.

Shtylla e dytë e fokusimit të kabinetit qeveritar sipas kryeministrit Thaçi ka qenë angazhimi në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe përmirësimi i gjendjes sociale në vend me theks të veçantë të përmirësimit të pozitës së kategorive të dala nga lufta.


Në shtyllën e tretë kryeministri Thaçi ka radhitur angazhimet e kabinetit qeveritar në reformat duke filluar nga reforma në administratën publike, reforma në pushtetin lokal, reformat në sistemin e drejtësisë. “Dëshiroj të theksoj se reformat do të vazhdojnë në të gjitha aspektet, edhe në politikë, edhe në drejtësi, por edhe në ekonomi”, pohoi kryeministri Thaçi.

Vitin 2010, kryeministri Hashim Thaçi e ka cilësuar vit i zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës, viti i reformave demokratike sipas standardeve të Kopenhagës, dhe viti i përshpejtimit të integrimit të Kosovës në NATO dhe BE.

“Do të vazhdojmë me qeverisjen e mirë, me qeverisjen efektive, efikase dhe shumë transparente, me sundimin e plotë të ligjit, me luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Thaçi.

Në mbledhjen e Qeverisë është prezantuar Plani i Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2010, i cili me disa plotësime është miratuar unanimisht nga ministrat.

Po ashtu është miratuar edhe Strategjia Legjislative për vitin 2010. Sipas zv/kryeministrit Ramë Manaj kjo strategji përfshin 123 projektligje dhe është pjesë e Planit të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2010. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori