LAJMI I FUNDIT:

Themelohet agjencia për nxitjen e eksportit

Themelohet agjencia për nxitjen e eksportit

Tregtia e jashtme e Kosovës vazhdon të përballet me deficit mjaft të lartë dhe mbulim të vogël të importit me eksport. Ministri Zharku nuk paraqiti statistika, por theksoi se kanë planifikuar që gjatë vitit të ardhshëm të themelojnë agjencinë për nxitjen e eksporteve.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, në konferencën e fundvitit për media vlerësoi se sivjet janë shënuar shumë të arritura në ministrinë që ai drejton. Ndonëse sivjet ka rënë ndjeshëm niveli i investimeve të huaja direkte, ai vlerësoi se agjencia për promovimin e investimeve ka zhvilluar mjaft aktivitete për promovimin e klimës për investime në Kosovë.

Duke përmendur të arriturat në secilin departament, Zharku theksoi se gjatë këtij viti janë regjistruar mbi shtatë mijë e 200 biznese të reja, kurse janë shuar një mijë sosh. Zyra për regjistrimin e pengjeve ka regjistruar mbi 16 mijë pengje dhe ka filluar hapja e qendrave të biznesit nëpër komuna. Njëkohësisht është kompletuar pakoja ligjore për themelimin e zonave ekonomike, kurse gjatë vitit të ardhshëm do të përkrahet ndërtimi i zonave industriale nëpër qendra të ndryshme të vendit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori