LAJMI I FUNDIT:

IPKO me lirime të shumta për Vitin e Ri

IPKO me lirime të shumta për Vitin e Ri

Gjatë ditëve të Vitit të Ri, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO mund të komunikojnë me SMS-a vetëm për 1 cent, me të gjithë të afërmit dhe miqtë e tyre, në çdo rrjet mobil në Kosovë. Ndërsa, IPKO ka bërë edhe lirime të tjera për festat e fundvitit.

Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO të cilët do të qëndrojnë në shtëpi gjatë festave të fundvitit, do të përfitojnë nga komunikimi i lirë mobil të cilin e ofron telefonia mobile IPKO, pasi që çmimi për një SMS do të jetë vetëm 1 cent, drejt të gjithë operatorëve të telefonisë mobile në Kosovë.

Ndërsa, të gjithë të tjerët të cilët vendosin që Vitin e Ri ta presin në ndonjërin nga 27 shtetet e Evropës, dhe e marrin numrin e tyre mobil IPKO me vete, do të komunikojnë me tarifa unike për çdo thirrje dhe SMS, me çmime jashtëzakonisht më të lira krahasuar me ofertat tjera që ju ofrohen në vend.

Gjithashtu, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO të cilët e kanë të aktivizuar produktin e fundit, “Thirrëm n’049”, do të shpërblehen me bonus minuta brenda rrjetit IPKO, sa herë që ata pranojnë thirrje nga çdo vend jashtë Kosovës.


Për më shumë, kompania IPKO i ka liruar edhe çmimet e pakove kryesore të televizionit kabllor digjital, përkatësisht çmimet e pakove Premium dhe asaj SuperSport, deri në 95 euro më lirë.

Me ofertën speciale të përgatitur posaçërisht për festa, të gjithë konsumatorët e rinj të cilët blejnë shërbimin e televizionit digjital deri më 31 dhjetor 2009, do t’i fitojnë edhe 15 ditë tjera të abonimit falas nga operatori.

Përveç lirimeve të mëdha të çmimeve në telefoni mobile, televizion kabllor digjital dhe shërbime të tjera, IPKO i ka shpërblyer shumë nga afro 150.000 qytetarë të Kosovës të cilët kanë marrë pjesë në festimin e dhjetë-vjetorit të kompanisë IPKO, një festë prej dymbëdhjetë orësh e cila është mbajtur më 12 dhjetor, në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori