LAJMI I FUNDIT:

Sindikalistët e KEK-ut në ditën e shtatë të protestës

Sindikalistët e KEK-ut në ditën e shtatë të protestës

Sindikalistët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë hyrë në ditën e shtatë të protestës dhe në paraditen e së hënës i kanë ripërsëritur kërkesat e mëhershme për menaxhmentin, me ç’rast sindikalistët kanë thënë se nga protestat njëorëshe tani do të kalojnë në protesta ditore, duke i përfshirë të gjitha distriktet për kohë të pacaktuar deri në respektimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Ndërkohë sindikalistët kanë ripërsëritur kërkesat e tyre, duke kërkuar me këtë rast aplikimin e rregullores mbi përgjegjësinë disiplinore, revokimin e të gjitha vendimeve për vërejtje dhe vendimeve për ndërprerjen e kontratave të punës, mos aplikimit të kohës së punës sipas ligjit, rritjen e shujtës, përmirësimin e kushteve të punës dhe disa të tjera.
Edhe pas shtatë ditë të protestave të punëtorëve të KEK-ut, menaxhmenti i kësaj korporate ende nuk ka marrë ndonjë hap për plotësimin e kërkesave, ndërsa që punëtorët protestues vetëm së acarohen dhe alarmojnë për radikalizim të formës së protestës.