LAJMI I FUNDIT:

MPMS: Pensionistë, lajmërohuni!

MPMS: Pensionistë, lajmërohuni!

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) me qëllim të qartësimit të opinionit lidhur me mospagesën e pensioneve për një numër të caktuar të pensionistëve, ka bërë të ditur se pensionistëve të cilëve nuk u është bërë pagesa e pensioneve për muajt nëntor-dhjetor 2009 ka ndodhur për shkak të moslajmërimit të tyre me kohë në qendrat regjionale të Administratës Pensionale të Kosovës.

Periudha e parë e lajmërimit sipas ministrisë ka qenë janar-mars, kurse periudha e dytë ka qenë shtator-nëntor 2009.

Të gjithë ata shfrytëzues që nuk janë lajmëruar personalisht në zyrat e Administratës Pensionale sipas MPMS-së kanë qenë të suspenduar nga pagesa e pensionit.

"Sipas legjislacionit në fuqi, që rregullon sferën e pensioneve të pleqërisë dhe të atyre kontributpagues, të gjithë shfrytëzuesit nga këto skema janë të obliguar që të lajmërohen personalisht në zyrat regjionale të Administratës Pensionale të Kosovës dy herë brenda vitit", thuhet në njoftimin e MPMS-së.