LAJMI I FUNDIT:

Serbia prêt investime prej dy miliardë euro në vitin 2010

Serbia prêt investime prej dy miliardë euro në vitin 2010

Serbia pret që në vitin 2010 në vend të hyjnë dy miliardë euro investime të huaja, ndërsa më së shumti pritet nga kompania “Fiat”.

Këtë e deklaroi drejtoresha e Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit të Serbisë Vesna Periq, duke shtuar se Serbia sivjet në kushte të krizës financiare ka tërhequr dy miliardë dollarë investime të huaja, që është në nivel të njëjtë sin ë vitin 2008.

“Serbisë i nevojiten tre deri katër miliardë euro investime, por edhe nëse realizon dy miliardë, do të jetë rezultat i mirë”, tha Periq, duke shtuar se ka shumë kompani të interesuara, të cilat dëshirojnë të jenë furnizues të Fiat-it, nga sfera e industrisë elektronike, përpunimit të metalit dhe plastikës.