LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia shënoi rritje prej 3,7 për qind në numrin e të punësuarëve

Maqedonia shënoi rritje prej 3,7 për qind në numrin e të punësuarëve

Numri i të punësuarëve në tremujorin e tretë në Maqedoni shënoi rritje prej 3,7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit vjet.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës në kuartelin e tretë të vitit popullata aktive numëron 940.661 persona prej të cilëve të punësuar janë 642.541 persona ose 68,3 për qind, ndërsa 298.120 persona ose 31,7 për qind janë të papunë.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008, numri i personave të papunë shënoi ulje prej 2,3 për qind.
Niveli i aktivitetit në këtë periudhë është 57,3, niveli i punësimit 39,2 për qind, ndërsa shkallla e papunësisë arrin 31,7 për qind.