LAJMI I FUNDIT:

Lordi Robertson lavdëron punën e menaxhmentit të PTK-së

Lordi Robertson lavdëron punën e menaxhmentit të PTK-së

Lordi Robertson i cili ishte i pranishëm javën që shkoi në ceremoninë e nënshkrimit të vazhdimit të kontratës mes PTK-së dhe Monaco Telecom Internacional, e cila është pjesë e Cabel e Wireles, këshilltar i të cilës është edhe ai vet, çmoi shumë punën e bërë nga dr. Haxha si Kryeshef Ekzekutiv i PTK.

Ish-shefi i NATO-s, Lordi Robertson ka deklaruar se Kosova ka shënuar zhvillim të madh në përdorimin e shërbimeve të telefonisë mobile, në një anë si dhe ka përfituar nga afarizmi pozitiv i PTK-së, e cila i ka sjellë progres të madh ekonomik vendit tonë, nga ana tjetër.

Ai ka pohuar se shërbimet e mira të telekomit luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin dhe zhvillimin e ekonomisë së një vendi.

“PTK-ja mund të jetë krenar që është duke luajtur një rol parësor në drejtim të nxitjes ekonomike në vend. Duhet lavdëruar ekipin menaxhues të PTK-së i cili po udhëhiqet nga dr.Shyqyri Haxha që ka arritur të tejkalojë numrin e synuar prej 1 milion konsumatorëve”, ka deklaruar Lordi Robertson.


Sipas tij, menaxhmenti i ri i kompanisë ka bërë ndryshim shumë të madh për sa i përket cilësisë së produkteve që janë në dispozicion në Kosovë. “Marrëveshja e re me Monako-C&W do t’i japë Kosovës avantazh të madh në tregun ndërkombëtar. Telekomunikacioni juaj ka befasuar botën, duke pasur parasysh nivelin e sferës së veprimtarisë për një vend të vogël”, ka nënvizuar ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s. /telegrafi/