LAJMI I FUNDIT:

KEK, Lazër Krasniqi po tregon prallla

KEK, Lazër Krasniqi po tregon prallla

Korporata Energjetike e Kosovës sh.a. dëshiron të sqaroj për publikun që përrallat e treguara nga ana e Lazër Krasniqit gjatë ditës së sotme dhe kërcënimet boshe të bëra nga ai në drejtim të Korporatës nuk kanë mbështetjen e punonjësve të zellshëm të distribucionit, përpos një grupi të ngushtë të individëve që nuk janë të denjë për t’u ballafaquar me mënyrën moderne të punës së një Korporate. Thirrjet e Krasniqit bëhen në emër të SPE-së, një pjesë minore e organizimit sindikal në KEK, që nuk gëzojnë përkrahjen e punonjësve të Korporatës.

Publiku është më se i njohur me trendin e zhvillimeve në KEK dhe falë pjekurisë së tyre dhe kryejres së obligimeve ndaj KEK-ut, sot sistemi energjetik në vend është më stabil se çdo herë dhe ngritja e kualitetit të tanishëm të shërbimeve është vetëm fillim i arritjes së standarteve të njohura ndërkombëtare në ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorit, thuhet ne komunikaten e kompanise.

Sipas saj, KEK sh.a. njofton individët që protestojnë që Korporata është ndërmarrje publike që funksionon në përputhje me Ligjin për ndërmarrje publike të Republikës së Kosovës dhe në përputhje të plotë me rregullore të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që mbikëqyrë punën e Korporatës.

"Kjo Zyrë, i rikujtojmë të papërgjegjshmëve, është plotësisht e pavarur në vendimet e saja dhe nëse dikush mendon që Korporata ka shkelur ndonjë rregullore të sajën atëhere adresa e ankesës është rruga ligjore drejt këtij institucioni dhe jo shpifja në rrugë për gjëra të paqena"


Korporata po ashtu thekson se është e hutuar me kërkesat e paartikuluara nga SPE-ja që ndryshojnë nga ora në orë dhe ky organizim nuk ka ofruar asnjë dëshmi apo shifër për të mbështetur shpifjet që i përhapë në publik.

"Për aq sa jemi në gjendje të bëjmë, KEK sh.a. njofton që asgjë e thënë nga Krasniqi dhe grupi i tij i interesit nuk qëndron". /telegrafi/