LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet shkarkimi i drejtorit të KEK-ut, Arben Gjuka

Kërkohet shkarkimi i drejtorit të KEK-ut, Arben Gjuka

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i kanë vazhduar protestat e tyre edhe në paraditen e së mërkurës, me ç’rast kësaj radhe kanë paralajmëruar se më 28 dhjetor do të ndalin punën nëpër distrikte, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e drejtorit menaxhues të KEK-ut, Arben Gjuka dhe shkarkimin e drejtorit të furnizimit, Naim Sahiti.

Kryetari i Sindikatës të Pavarur Elektrokosovës (SPE), Lazër Krasniqi ka thënë se edhe përkundër shumë tentativave për të biseduar me menaxhmentin e KEK-ut lidhur me kërkesat e parashtruara, drejtori menaxhhues i korporatës nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Krasniqi tha se nëse edhe gjatë ditës së sotme deri në ora 14.00 nuk merren parasysh kërkesat e punëtorëve, atëherë sindikalistët kanë vendosur që prej datës 28 dhjetor të ndalin punën nëpër të gjitha distriktet.

“Pas të gjithave tubimeve që janë mbajtur në Kosovë dhe kërkesa e punëtorëve nga të gjitha tubimet e sindikatës është që prej të hënës me 28, jo pas vitit të ri, por prej 28 e këtij muaji ndalet puna në të gjitha distriktet e disprudicionit derisa të plotësohen kërkesat”, ka thënë Krasniqi.
Të revoltuar me injorimin që u kanë bërë menaxhuesit e korporatës së KEK-ut, punëtorët kësaj radhe kanë kërkuar edhe dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Arben Gjukës, për siç thanë shumë parregullsi që ka sjell ai në korporatë pas marrjes së detyrës udhëheqëse.

Kërkohet dorëheqja -shkarkimi i drejtorit menaxhues të KEK-ut, Arben Gjuka, pas largimeve masive të punëtorëve nga puna pa mbulesa ligjore, pranimin e punëtorëve jashtë akteve të KEK-ut, keqmenaxhim duke rritur humbjet në 50 për qind ddhe borxhet në mbi 400 milionë euro dhe dukuri tjetra negative në KEK”, theksoi kryesindikalisti.
Kërkohet dorëheqja – shkarkimi i drejtorit menaxhua të KEK-ut të Furnizimit, Naim Sahiti për shkak të largimeve masive të punëtorëve nga puna pa mbulesa ligjore, pranimi i punëtorëve jashtë akteve të KEK-ut me nepotizëm me familjarizim, dhe keqmenaxhim duke rritur humbje mbi 50 për qind të borxheve mbi 400 milionë euro.


Ndalimi i ndikimit në vendimmarrje nga ana e Kopanisë Konsullate “P.A Consulting” e kontraktuara nga USAID-i, të cilës i falënderojmë për kontributin, ndryshe nga 20.12.2009 i ndalohet hyrja në objektin Elektorkosovës”, është shprehur ai.
Ndryshe, protestat e punëtorëve të KEK-ut kanë nisur prej ditës së hënë, duke shprehur fillimisht revoltën ndaj keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mos aplikimit të ligjit, por edhe kushte më të mira për punëtorë.
Punëtorët kanë thënë se protestat do t’i vazhdojmë edhe gjatë ditëve të vijim dhe nëse nuk ka ndonjë plotësim të kërkesave do të ndërrojnë edhe formën e protestimit dhe reagimit sindikal.