LAJMI I FUNDIT:

Rrënohet një aeroplan i American Airlines, s`ka viktima

Rrënohet një aeroplan i American Airlines, s`ka viktima

Një aeroplan i “American Airlines” Boing 737 i fluturimit nga Majami për në Xhamajkë gaboi pistën gjatë aterimit në aeroportin ndërkombëtar në Kingston të martën në mbrëmje sipas kohës lokale, lajmëruan autoritetet amerikane. Zëdhënësja e autoriteteve ajrore konfirmoi raportet e mediave se ka ndodhur aksidenti, duke mos bërë të ditur kurrfarë detajesh.

Aeroplani gjatë aterimit është rrënuar dhe supozohet se është përgjysmuar, publikojnë mediumet amerikane. Për të nuk ka viktima, por aeroplani është evakuar, ndërsa disa prej udhëtarëve janë transferuar në spital.

Mediumet lokale në Kingston publikuan se 40 udhëtarë janë lënduar, por viktima s`ka. Në aeroplanin ka pasur 145 udhëtarë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.