LAJMI I FUNDIT:

Franca dhe Kina vendosën marrëveshje me vlerë prej gjashtë miliardë eurove

Franca dhe Kina vendosën marrëveshje me vlerë prej gjashtë miliardë eurove

Kryeministri francez Fransoa Fijon lajmëroi se gjatë vizitës në Pekin janë firmosur marrëveshje me vlerë prej gjashtë miliardë eurove dhe është kontraktuar kredi për 1,75 miliardë euro për projektin për centralin bërthamor Tajshan.

Shuma e përgjithshme e marrëveshjeve të nënshkruara arrin 6,3 miliardë euro (9,5 miliardë dollarë), sqarojnë nga Kabineti i kryeministrit.

“Dëgjova dhe lexova komente se bëj biznes… dua të them se biznesi thjesht do të thotë një gjë… më shumë punë për punëtorët francezë”, tha kryeministri Fijon në konferencën për gazetarë në ditën e fundit të vizitës së vet.

Kompania “Safran” vendosi marrëveshje me vlerë prej 3,5 miliardë eurove për furnizim të pjesëve për aeroplanin C919, që do të paraqitet në treg në vitin 2016, përderisa kompania “Avera” nënshkroi marrëveshje për shitjen e pompave për reaktorin bërthamor kinez, me vlerë prej 200 milionë euro.