LAJMI I FUNDIT:

PTK nënshkruan marrëveshje të re në favor të saj me Monaco Telekomin

PTK nënshkruan marrëveshje të re në favor të saj me Monaco Telekomin

“Kodi shtetëror mund të ipet vetëm nga ITU. Shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, nuk kanë një qasje pozitive në këtë aspekt. Ne kemi kontaktuar me Ministrinë të komunikacionit, kryeministrinë, kemi bërë çmos që Kosova të ketë kodin shtetëror, por si duket procesi është shumë më i ndërlikuar se sa që mendojnë ne”, tha drejtori Haxha.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Andry Sparks, e vlerësoi pozitivisht bashkëpunimin me Postë Telekomin e Kosovës, duke thënë se ky partneritet siguron dhe garanton përmirësimin e shërbimeve kompanisë Vala.

“Është një veprim i mirë për të dy kompanitë, siç dihet PTK-ja është e gatshme për privatizim, por pavarësisht prej procesit, ajo do të ketë mbështetjen e Monaco telekomit. Ky është një hap i rëndësishëm edhe për ekonominë dhe grumbullimin e financave të Kosovës në të ardhmen”, ka thënë ambasadori Sparks.

Vazhdimi i kontratës përfshinë: shërbime me vlerë të shtuar, shërbime mbështetëse operative, dhe shërbime për zbulimin dhe parandalimin e mashtrimeve. /Telegrafi/