LAJMI I FUNDIT:

Pesionet, prioritet siguria e parave

Pesionet, prioritet siguria e parave

Numri i kontribuuesve pensionalë sivjet është rritur për 4 mijë, duke arritur në 279 mijë. Ndryshe, kthime pozitive për sivjet ka pasur tek shumica e menaxhuesve të mjeteve të Trustit. Po ashtu janë edhe rreth 115 milionë euro, apo 32% që mbahen në Bankën Qendrore të Kosovës, me kamatë shumë të ultë 0.1%.

Pas vitit shumë të vështirë 2008 dhe dymuajshit të këtij viti, shkaktuar nga kriza globale financiare që rezultoi me zhvlerësim të madh të mjeteve të Trustit, fundi i këtij viti ka përfundim pozitiv.

Ky është vlerësimi i zyrtarëve të Trustit, të cilët shprehën besimin se trendi pozitiv do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.
Kryesuesi i Bordit Besim Beqaj shprehu optimizmin, duke potencuar se tani qëllimi kryesor i investimit të mjeteve është siguria, e jo fitimi.

“Sigurisht që për vitin 2010 pritjet janë të një stabiliteti jo shumë – shumë të qëndrueshëm në aspektin financiar sepse mund të ketë edhe lëvizje të caktuara, por edhe më tutje bordi do të ketë qëllimin që si numër një të jetë siguria e mjeteve të kontribuuesve”, ka theksuar Beqaj.


Gjatë vitit 2009 është avancuar mundësia e qasjes përmes internetit në llogaritë individuale të kontribuuesve. Drejtori i Trustit Ardian Zalli potencoi se janë rreth 16 mijë kontribuues të cilët kanë qasje të tillë, pasi i kanë hap llogaritë në Trust.

“Ne kemi mundësuar atyre që ta shikojnë llogarinë e tyre kur të donë, kisha bërë apel që edhe kontribuuesit e tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë sepse e kanë këtë mundësi”, ka sqaruar z. Zalli.